×
  • Sport
  • Sport

    Akuzat e ashpëra të ish-zyrtarit të Drenicës: Të gjithë e dinin se Drita do të fitojë, shantazhet duhet të largohen

    FrontOnline
    12 Prill 2021

    Ish-zyrtari i klubit të Drenicës, Ramiz Shala e ka komentuar ndeshjen e djeshme mes Llapit dhe Dritës.

    Llapi u mund 2:4 në shtëpi dje nga Drita në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, raporton FrontOnline.

    Në “ATV”, Shala ka hedhur akuza të ashpëra, derisa thotë se edhe ndeshja mes Llapit dhe Dritës ishte ditur që e fitojnë gjilanasit.

    “Të gjithë e kanë ditur se sot (dje) fiton Drita ndeshjen me Llapin, ju i keni parë edhe reagimet e tifozëve. Si është e mundur që një refer t’i referojë një skuadre pesë ndeshjet e para, pse nuk mundet edhe për skuadra tjera”, ka thënë Ramiz Shala, përcjell FrontOnline.

    Tutje, ai foli edhe për dërgimin e disa zyrtarëve të klubeve në Komision Disiplinor, duke përmendur Ismet Munishin, Abedin Zekën dhe Arsim Kabashin.

    “Ky lloj shantazhi që po bëhet duhet të largohet, mos fol se të përjashtoj, po ashtu edhe kryetari i ‘89shit, Abedin Zeka dhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi dërgohen në Komision Disiplinor vetëm pse flasin gjërat që i shohin”, tregoi ai./FrontOnline/

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Sport08 Shtator 2024
    Futbollistët Edon Zhegrova, Florent Muslija si dhe portieri Arjanet Muriq, u përjashtuan sot nga grumbullimi me kombëtaren e Kosovës. Lidhur me këtë...
    Sport08 Shtator 2024
    Spanja e ka shijuar fitoren e parë në këtë sezon të garave në Ligën e Kombeve. Kampionët në fuqi të Evropës mundën...
    Sport08 Shtator 2024
    Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin “Air Albania” të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45. Pas...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Të dielen u shënua nata e tretë dhe e fundit e festivalit të rrushit Hardh Fest. Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kanë vite që nuk kanë bërë ndryshime në ambientet e brendshme, por këtë vit, SHFMU “Pavarësia” po detyrohet të krijojë disa aneks...
    Vip08 Shtator 2024
    Mozzik dhe Lotina Haziri prej një kohë të gjatë e kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke u bërë kështu një çift...
    Lajme08 Shtator 2024
    Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anuloi ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa pjesën e vendimin që...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e hënë) ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet. Tymi i madh ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.