Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, janë mobilizuar mjaft mirë për të përkrahur tre kandidatët e kësaj partie për deputet në Shqipëri.
Ndonëse e izoluan Kosovën, ata ikën atje për të bërë fushatë.
Ndër të shumtë që ishin pjesë e fushatës gjatë vikendit në Shqipëri, ishte edhe deputeti Armend Muja.
Ai u pa në Kavajë.
Muja, ishte atje në mbështetje të Boiken Abazait, kandidat për deputet nga LVV në parlamentin e Shqipërisë.
Përmes një shkrimi në facebook, aktivistja e LVV-së, Valëza Mjeku, ka paraqitur edhe fotografitë nga fushata atje, derisa ka shkruar se edhe Kavaja si secili qytet tjetër në Shqipëri, po e mirëpret programin e LVV-së si alternativë të re.
“Sot bashkë me aktivistë dhe deputet nga Kuvendi i Kosovës, jemi në Kavajë në mbështetje të Boiken-it. Kavaja si secili qytet tjetër në Shqipëri po na mirëpret edhe neve edhe programin tonë si alternativë e re. Mitrovicë, Prishtinë, Tiranë të gjithë lëvizim për qëllimin e përbashkët”, thuhet në shkrimin e saj të cilit ia ka bashkëngjitur disa fotografi.