×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolona të gjata në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

    FrontOnline
    11 Prill 2021

    Mijëra qytetarë të Kosovës fundjavën e kaluan në Shqipëri.

    Ky fluks i madh po konsiderohet edhe një bartës i Covid-19 në Kosovë, përkundër masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria.

    Tani qytetarët kanë filluar të kthehen në vend, me ç’rast në pikën kufitare Morinë janë shkaktuar kolona të gjata.

    Pas kritikave të shumta ndaj Qeverisë, është deklaruar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

    Ai ka thënë se masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit nuk kanë shkaktuar fluksin e shqiptarëve të Kosovës për ta kaluar fundjavën në Shqipëri.

    Sipas tij këtë fundjavë në drejtim të Shqipërisë kanë shkuar rreth 29 mijë qytetarë, ndërsa në prill të vitit 2019, kur nuk kishte pandemi, shtetin shqiptar e kishin vizituar rreth 30 mijë qytetarë.

    Moti me diell gjatë kësaj fundjave joshi mijëra kosovarë që të ia mësyjnë Shqipërisë të paktën për tu relaksuar lirshëm pas masave të reja që ndërmori qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

    Sipas vendimit të ekzekutivit të datës 5 prill, qytetarët të cilat shkuan në Shqipëri për fundjavë, nuk do të kenë nevojë për test e as për vetizolim kur të kthehen në Kosovë.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Profesori amerikan Edward Joseph tha sot se Ballkani Perëndimor është aktualisht një rajon i paqëndrueshëm, por se problemet, përfshirë Kosovën, nuk janë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, të martën nga Tivati i Malit të Zi, u shfaq i acaruar gjatë një konference për media....
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në samitin e liderëve të procesit të Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat, Mali...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka vizituar sot Vushtrrinë, ku qëndroi në Kalanë e këtij qyteti dhe takoi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Nesër duke filluar nga ora 17:30 do të mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së. Ky forum në përbërje...
    Lajme08 Tetor 2024
    Zafir Berisha i NISMA-s i ka reaguar deputetëve të Vetvendosjes të cilët aksionin e sotshëm tëe Prokurorisë në zyret e Ministrisë së...
    Lajme08 Tetor 2024
    Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş bëri sot një vizitë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.