×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi më i “madh” i Qeverisë Kurti 2

    FrontOnline
    11 Prill 2021

    Mbyllja e gastronomisë, ora policore gjatë natës dhe masat tjera për parandalimin e pandemisë COVID-19 është vendimi më i madh që qeveria në krye me Albin Kurtin ka marrë në tri javët e para.Ky vendim u aprovua në njërën nga pesë mbledhjet që organizoi ekzekutivi i ri, që nga 22 marsi, njofton Klan Kosova.

    Tërë kjo periudhë karakterizohet më së shumti me emërime në pozita, për t’u kompletuar stafi qeveritar.

    Por kryeministri fillimin e mandatit e lidhi ngushtë me zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Andaj edhe planin udhëheqës e kushtëzoi me këtë proces.

    Kurti u interesua edhe personalisht që t’i bëjë votat për presidenten, duke marrë një deputete nga opozita për t’ia bashkuar grupit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Një natë para 4 prillit, këta të fundit drodhën skenën politike duke propozuar ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet që u aprovua në nga qeveria, por që dështoi në kuvend.

    Megjithatë ekzekutivi nuk ka shpalosur ende planin qeverisës. Kurse një pjesë e stafit është koncentruar në fushatën zgjedhore në Shqipëri për të përkrahur kandidatët e Vetëvendosjes për deputet.

    Deri tash, Kurti ka adresuar një kërkesë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për ta pezulluar aktivitetin që lidhet me pronën shoqërore.Kurse ka pranuar koncept-dokumentin nga Ministria e Drejtësisë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.Aktiviteti në të njëjtin interval kohor dallon në qeverinë Kurti 1. Asokohe, kabineti i Albin Kurtit i zbriti pagat, shkarkoi koordinatorët nacionalë e bordeve të ndërmarrjeve publike.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Kronika14 Tetor 2024
    Dje një person në Viti ka raportuar se derisa ka qenë në veturë, disa persona kanë vrapuar në drejtim të tij dhe...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, për FrontOnline ka komentuar fjalimin e kryeministri Albin Kurti të cilin e mbajti të shtunën e kaluar...
    Kronika14 Tetor 2024
    Një grua është raportuar e zhdukur në Gjakovë. Policia njofton përmes raportit se rasti është në procedurë hetimore. “Gjakovë 12.10.2024, 19:00. Është...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Sot, NATO fillon stërvitjen e saj vjetore bërthamore, në të cilën do të marrin pjesë rreth 2000 personel ushtarak nga tetë baza...
    Lajme14 Tetor 2024
    Bashkatdhetarët nga Kosova kanë tentuar të dërgojnë speca drejt vendeve të ndryshme të Evropës, veçanërisht në Gjermani dhe Zvicër, për të përgatitur...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, për FrontOnline, e konsideron si përzierje të shifrave fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e mbajti...
    Lifestyle14 Tetor 2024
    Dashi Dashuria: Nëse ju jeni në çift atmosfera e sotme nuk është e mirë, por ju jeni më të prirur për dialog...
    Lifestyle14 Tetor 2024
    Në momentin që jeni sëmurë, bakteret që përmban trupi juaj shpesh kalojnë në objekte të tjera të shtëpisë ndaj dhe është mirë...
    Vip14 Tetor 2024
    Adri dhe Iliriana sonte i dhanë fund beqarisë me një dasmë madhështore. Çifti, sonte vendosën të ia japin një dhuratë njëri-tjetrit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.