×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ushtari i UÇK-së që bleu gati një fshat të tërë në Shtutgard

    FrontOnline
    11 Prill 2021

    Sot i është bërë një vizitë mërgimtarit Albert Bucolli “SGN Bau Bucolli”, i cili dha shumë në luftë e tani po kontribuon edhe në paqe!

    Në konakun e familjes Bucolli në Korntal (Münchingen) tek Albert Bucolli e vëllai Arianit Bucollin një mikpritje bujare e traditës siç është Drenica.

    Ishte bisedë frytdhënëse e bujare kur ndëgjon rrugëtimin e jetës të një ushtari të lirisë në një afarist shumë të suksesshëm në biznes. Është nder edhe krenari të takoj njerëz që rrezikuan edhe jetën dhe sakrifikuan shumëçka për liri, t’i ndëgjosh nga afër rrëfimet e një djali të guximshëm në luftë por edhe në biznes, i guximshëm për punë në ndërtime e renovime.

    Ish-ushtari i UÇK-së, Albert Bucolli na tregoj se si përpos punëve ndertimore dhe një numri të madh të punëtorëve që ka, ai dhe familja e tij kanë arritë që blejnë gati një fshat të tërë në Stuttgart.

    Ne ishim për vizitë së bashku me Bekim Prenkun pronarin e GmBH-në te zyret e “SGN BAU BUCOLLI”, “KÖNIGS-VILEN GmbH”, Alberti është pronarë i dy firmave të mirënjohura në rrethinën e Sttutgartit Münchingen, me punë e ndershmëri ka arritur të ketë suksese në rajon.

    Albert Bucolli ishte djalë që në vitet 98’ ishte rreshtuar krah luftëtarëve të lirisë në Brigaden 114, Fehmi LLadrovci në Drenicë e nga kjo familje ishin të gjithë në shërbim të lirisë së UÇK-së.

    Në biznes fillon nga viti 2006 një djalë shumë bujar por i vendosur në punë e përkushtim për t’i ngritur firmat që posedon në suksese, i vendosur në luftë por edhe në liri ku gjithnjë me përkushtim e bujari, njerëzit e tillë na bëjnë krenar që i kemi kudo që janë.

    Bucolli dha shumë në luftë, dhe tani po kontribuon edhe në paqe!

    Këta djem janë shpirti fisnik i zhvillimit të Kosovës, andaj në luftë dëshmuan heroizëm, ndërsa në paqe po tregojn guxim në avansim të zhvillimit të tyre personal, ku me një përkushtim të tillë duke kontribuar dhe zhvilluar edhe vendlindjen!

    Albertit dhe Mërgatës sonë të shkelqyer i urojm punë të palodhur ashtu siq ditën t’i mbronin edhe vlerat sublime të luftës për çlirimin e Kosovës, me tri shkronja të ARTA të UÇK-së!

    Respekt të përjetshëm, Sami Fejza

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, për FrontOnline, e konsideron si përzierje të shifrave fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e mbajti...
    Lajme14 Tetor 2024
    Zhbllokimi i CEFTA-s, e shmangi largimin e mundshëm të Kosovës nga Procesi i Berlinit, të vetmes platformë evropiane, ku Kosova prezantohet krejtësisht...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ngjarjet e 14 tetor 2024: 11:00- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyra e Grupit Parlamentar në Kuvend) ***Mbulohet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Ushtria izraelite thotë se katër persona janë vrarë, edhe shtatë të tjerë janë plagosur rëndë pas një sulmi me dron në qytetin...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ka vdekur aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj nga Isniqi i Deçanit. Kështu ka bërë të ditur faqja “Fshati Isniq” në Facebook,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook është shprehur i bindur se mërgata do ta votojë Albin Kurtin me...
    Lajme13 Tetor 2024
    Anëtari i AAK-së Daut Haradinaj, ka ironizuar me qeverinë lidhur me situatën e krijuar pas mungesës së furnizimit me ushqim për FSK-në. “Nëse...
    Lajme13 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje nesër do të mbaje një konferencë për media. Bëhet e ditur se konferenca e VV-së pritet të mbahet me fillim...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Sulmet izraelite në kampet e refugjatëve në Gaza qendrore kanë vrarë të paktën 14 persona, duke përfshirë një familje me tetë anëtarë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.