×
  • Lajme
  • Lajme

    Fitore Pacolli i bën thirrje Shqipërisë të ndjek rrugën e Kosovës

    FrontOnline
    11 Prill 2021

    Derisa Kosova është në krizë ekonomike për shkak të pandemisë COVID-19, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli po merret me problemet në Shqipëri.

    Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ajo ka thënë se korrupsioni e krimi i organizuar u kanë zënë frymën qytetarëve të Shqipërisë.

    Ajo ka treguar se sot janë arrestuar disa aktivistë të cilët kanë tentuar që të ndalojnë zaptimin e lumenjëve, derisa ka thënë Lumi i Thirrës është e mirë publike jo pronë e oligarkëve.”Hidrocentralet e vogla janë mashtrimi më i madh që qeveritë e korruptuara të rajonit i kanë prezantuar qytetarëve të tyre. Hidrocentralet e vogla nuk janë projekte nga të cilat përfitojnë komunitetet. Nga hidrocentralet e vogla kanë përfituar vetëm qeveritarët e oligarkët. Ndërsa komunitetet kanë mbetur pa lum, pa ujë për pije, e pa ujë për ujitje. Tani shembuj të tillë kemi shumë në Kosovë e Shqipëri, në Maqedoni e Mal të Zi, në Bosnje e Serbi.”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social Facebook.

    Shkrimi i plotë:

    Qytetarët e Shqipërisë kësaj radhe mund të vendosin #KrejtTjetër. Korrupsioni e krimi i organizuar u ka zënë frymën.
    Sot qenkan arrestuar aktivistët që tentuan të ndalojnë zaptimin e radhës së lumenjve.

    Lumi i Thirrës është e mirë publike jo pronë e oligarkëve që ua kanë mësyrë edhe atyre pak pasurive të pakta natyrore që kemi. Uji për pije dhe ujitje është e drejtë garantuar me konventa ndërkombëtare.Hidrocentralet e vogla janë mashtrimi më i madh që qeveritë e korruptuara të rajonit i kanë prezantuar qytetarëve të tyre. Hidrocentralet e vogla nuk janë projekte nga të cilat përfitojnë komunitetet. Nga hidrocentralet e vogla kanë përfituar vetëm qeveritarët e oligarkët. Ndërsa komunitetet kanë mbetur pa lum, pa ujë për pije, e pa ujë për ujitje. Tani shembuj të tillë kemi shumë në Kosovë e Shqipëri, në Maqedoni e Mal të Zi, në Bosnje e Serbi.Aty ku sot ka hidrocentral nuk ka banorë që dikur popullonin zona të tëra. Nuk ka as florë e faunë. Shqipëria sikur nuk e ka ndër mend të ndalet po vazhdon shkatërrimin nga Valbona e deri në Vjosë.Ne në Kosovë do të shpëtojmë ata lumenjë që na ka mbetur e do të restaurojmë aq sa mundemi ata që tashmë na i kanë shkatërruar.Kosova e bëri ndryshimin!Ndjek rrugën e Kosovës Shqipëri!

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, për FrontOnline, e konsideron si përzierje të shifrave fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e mbajti...
    Lajme14 Tetor 2024
    Zhbllokimi i CEFTA-s, e shmangi largimin e mundshëm të Kosovës nga Procesi i Berlinit, të vetmes platformë evropiane, ku Kosova prezantohet krejtësisht...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ngjarjet e 14 tetor 2024: 11:00- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyra e Grupit Parlamentar në Kuvend) ***Mbulohet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Ushtria izraelite thotë se katër persona janë vrarë, edhe shtatë të tjerë janë plagosur rëndë pas një sulmi me dron në qytetin...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ka vdekur aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj nga Isniqi i Deçanit. Kështu ka bërë të ditur faqja “Fshati Isniq” në Facebook,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook është shprehur i bindur se mërgata do ta votojë Albin Kurtin me...
    Lajme13 Tetor 2024
    Anëtari i AAK-së Daut Haradinaj, ka ironizuar me qeverinë lidhur me situatën e krijuar pas mungesës së furnizimit me ushqim për FSK-në. “Nëse...
    Lajme13 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje nesër do të mbaje një konferencë për media. Bëhet e ditur se konferenca e VV-së pritet të mbahet me fillim...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Sulmet izraelite në kampet e refugjatëve në Gaza qendrore kanë vrarë të paktën 14 persona, duke përfshirë një familje me tetë anëtarë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.