×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk përfillen masat e reja anti-Covid, plot qytetarë në Batllavë

    FrontOnline
    11 Prill 2021

    Qytetarë të shumtë janë parë sot në Liqenin e Batllavës, përkundër që ditë më parë kanë hyrë masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirus.

    Në bazë të pamjeve, të cilat i ka siguruar Llapi.info, shihen qytetarë të shumtë në këtë anë, teksa aty shihet se s’janë respektuar masat themelore kundër virusit korona, atë të distancës dhe bartjes së maskës. Kështu kanë thënë edhe dëshmitarë që kanë dërguar pamje në adresë të llapi.info.

    Ndërkohë, ditë më parë në Kosovë kanë hyrë masat e reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit, e që të njëjtat do të jenë në fuqi deri më 8 prill.

    Kufizimi i lëvizjes është vendosur nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit, derisa institucionet publike dhe private të arsimit parauniveristar dhe universitar do të kalojnë në mësim online.

    Gastronomia do të pezullojë aktivitetin në këtë periudhë kohore bashkë me qendrat tregtare në të cilat do të funksionojnë vetëm marketet ushqimore dhe barnatoret. Për të respektuar këto masa kanë apeluar krerë të institucioneve dhe Policia e Kosovës.

    “Planifikimet operacionale kanë për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin dhe parandalimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat e këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë. Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa”, thuhet në njoftimin e Policisë ditë më parë.

    Duhet theksuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 529 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 4.413 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

    Gjatë 24 orëve paraprake, 503 pacientë janë shëruar nga COVID-19, që e çon në 82.064 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, ndërkohë që raste aktive vazhdojë të jenë 13.944.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Gazetari Lavdim Hamiti në emisionin “Adresa Ankesave” ka dhënë detaje për rastin e 277 veturave zyrtare të cilat dy vitet e fundit...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se hapja e kapitujve për anëtarësim në BE e Shqipërisë është një arritje e rëndësishme...
    Lajme16 Tetor 2024
    Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete. Policia bën të ditur se si...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Katër persona, duke përfshirë dy fëmijë, vdiqën të martën në ishullin grek të Kos në një aksident që përfshinte një varkë emigrantësh...
    Sport16 Tetor 2024
    Kosova e ka arritur mbrëmë një fitore goxha të rëndësishme në Ligën e Kombeve. “Dardanët” në “Fadil Vokrri” e mposhtën Qipron me...
    Lajme16 Tetor 2024
    Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka tentuar të tregojë alternativën e opozitës. Sipas tij, alternative...
    Lajme16 Tetor 2024
    Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami ka folur për “Front Online” lidhur me prezencën e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në Merdarë....
    Lajme16 Tetor 2024
    Mbrëmë rreth orës 20:00, policia në Ferizaj ka bërë kontrollimin e autobusit që qarkullon nga ky qytet në drejtim të fshatrave Doganaj...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.