×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

    FrontOnline
    11 Prill 2021

    Gjatë ditës së sotme është mbajtur një protestë në Thirrë të Shqipërisë kundër hidrocentralit në këtë zonë.

    Pjesë e kësaj proteste ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje me kandidatët për deputetë në zgjedhjet atje.Ilaz Shehu, kandidati për deputet që garon si i pavarur por i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që të lirohen aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje pasi sipas tij pas mbylljes së protestës, policia e shtetit ka ndjekur aktivistët në mënyrë tinëzare, duke i ndaluar më tej dhe duke i shoqëruar për në Komisariatin e Lezhës.

    ”Mbas mbylljes së protestës, dhjetra kilometra larg vendit të protestës policia e shtetit i ka ndjekur aktivistët në mënyrë tinëzare, duke i ndaluar më tej dhe duke i shoqëruar për në Komisariatin e Lezhës. Ky pushtet nuk ka qenë kurrë më gabim se tani, kur krijon idenë se mund të na stepë me shoqërime dhe arrestime. Kjo ne na bën edhe më të vendosur për ta vazhduar më tej atë që kemi nisur”, është shprehur ai.

    Shehu tha se nga pushteti atje nuk presin asgjë dhe i ka bërë thirrje autoriteteve policore në Shqipëri, që të mos vendoset në funksion të qeverisë.

    ”Nga ky pushtet nuk presim asgjë. Kurse Policisë së Shtetit i bëjmë thirrje që të mos vendoset në funksion të këtij pushteti. Lironi aktivistët menjëherë!”, ka shkruar Shehu në llogarinë e tij në facebook.Kurse asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, ka thënë se në stacionin policor në Lezhë po mbahen së paku nëntë aktivistë të cilët sipas tij u arrestuan tinëzisht.

    Tutje, Azemi thotë se policia tentoi që ta arrestoi edhe kandidatin për deputet, Ilaz Shehun, por që sipas tij ata ngatërruan veturën.

    ”Policia tentoi ta arrestoi edhe kandidatin për deputet Iliaz Shehu por ngatërruan makinat dhe nuk ia dolën dot. Lëvizja u ftua të marrë pjesë në këtë protestë nga banorët e zonës që kishin vetëm një kërkesë elementare njerëzore, ta mbrojnë ujin e pijshëm, që duan tua marrin”, shtoi ai.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Bashkatdhetarët nga Kosova kanë tentuar të dërgojnë speca drejt vendeve të ndryshme të Evropës, veçanërisht në Gjermani dhe Zvicër, për të përgatitur...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, për FrontOnline, e konsideron si përzierje të shifrave fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e mbajti...
    Lajme14 Tetor 2024
    Zhbllokimi i CEFTA-s, e shmangi largimin e mundshëm të Kosovës nga Procesi i Berlinit, të vetmes platformë evropiane, ku Kosova prezantohet krejtësisht...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Ditën e sotme moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7...
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Ushtria izraelite thotë se katër persona janë vrarë, edhe shtatë të tjerë janë plagosur rëndë pas një sulmi me dron në qytetin...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ka vdekur aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj nga Isniqi i Deçanit. Kështu ka bërë të ditur faqja “Fshati Isniq” në Facebook,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook është shprehur i bindur se mërgata do ta votojë Albin Kurtin me...
    Lajme13 Tetor 2024
    Anëtari i AAK-së Daut Haradinaj, ka ironizuar me qeverinë lidhur me situatën e krijuar pas mungesës së furnizimit me ushqim për FSK-në. “Nëse...
    Lajme13 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje nesër do të mbaje një konferencë për media. Bëhet e ditur se konferenca e VV-së pritet të mbahet me fillim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.