×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një polic, dyshohet për keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare

    FrontOnline
    10 Prill 2021

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, kanë arrestuar një zyrtar policor, punonjës në Stacionin Policor Qendra, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

    Kurse, me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka pranuar sot në orët e pasdites një informacion nga Policia e Kosovës sipas të cilit informacion një qytetar pretendonte për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

    “Qytetari paraprakisht ishte shoqëruar nga policia në stacionin policor me dyshimin për shkak të mos respektimit të masave anti – covid . Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorin kompetent i cili ka qenë në vend të ngjarjes, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor (punonjës në Stacionin Policor Qendra) që ishte i përfshirë në këtë incident. Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Edhe qytetarit të shoqëruar në stacionin e policisë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokuroria”, thuhet në njoftim.

    Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti./Front Online

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ka vdekur aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj nga Isniqi i Deçanit. Kështu ka bërë të ditur faqja “Fshati Isniq” në Facebook,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook është shprehur i bindur se mërgata do ta votojë Albin Kurtin me...
    Lajme13 Tetor 2024
    Anëtari i AAK-së Daut Haradinaj, ka ironizuar me qeverinë lidhur me situatën e krijuar pas mungesës së furnizimit me ushqim për FSK-në. “Nëse...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një burrë 49-vjeçar nga Las Vegas u arrestua pranë tubimit të ish-presidentit Donald Trump në Coachella. Ai po bartte një armë zjarri...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet t’ia tregojë diasporës...
    Lajme13 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull ose/dhe vranësira të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve....
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një 12-vjeçar ka vdekur në Tiranë, pasi i njëjti ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Policia e Shqipërisë ka bërë të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Detyrë parësore ka mbikëqyrjen e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, e një e tillë u bë edhe me emërimin e tij....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.