×
  • Lajme
  • Lajme

    “Deri në fund të vitit duhet të vaksinohet gjysma e popullsisë në Kosovë”

    FrontOnline
    10 Prill 2021

    Menaxhimi i pandemisë, vaksinimi i i së paku gjysmës së popullsisë deri në fund të vitit, sanimi i dëmeve ekonomike që ka shkaktuar COVID-19 dhe vetingu në drejtësi, janë disa nga veprimet urgjente që Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) i ka kërkuar Qeverisë “Kurti 2” t’i ndërmarrë.

    Njomza Arifi ka thënë se menaxhimi i pandemisë duhet të jetë prioriteti kryesor i kësaj qeverie, duke shtuar se deri në fund të vitit, duhet të bëhet vaksinimi i të paktën gjysmës së popullsisë.

    “Qeveria duhet që deri në fund të këtij viti të vaksinojë gjysmën e popullsisë. Për ta arritur këtë, duhet të krijohet infrastruktura e nevojshme duke përfshirë këtu edhe digjitalizimin e të dhënave të të vaksinuarve, në mënyrë që ky proces të jetë sa më transparent. Vaksinimi nuk duhet të bëhet në mënyrë selektive. MSH-ja duhet të zhvillojë një fushatë sensibilizuese për të inkuruajuar qytyetarët që të vaksinohen”, ka thënë ajo.

    Sa i përket sektorit të drejtësisë, Arifi ka thënë se duhet te çohet përpara vetingu dhe legjislacioni për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    “Vetingu në sistemin e drejtësisë është reforma e partë dhe më e rëndësishme që duhet nisur menjëherë, duhet fokusuar në gjetjen e modaliteteve për realizimin e suksesshëm të këtij procesi”, është shprehur ajo.

    Kurse Rreze Hoxha-Zhuja nga ky grup e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme përparimin në reformën në administratën publike. Ajo i ka kërkuar qeverisë që ta trajtojë seriozisht edhe dialogun me Serbinë.

    “Nder hapat e parë qe duhet të marrë është ristrukturimi i administratës shtetërore. Sa i përket strukturës së Qeverisë, mbetet i rëndësishëm miratimi i Ligjit për Qeverinë, si dhe Ligji për Paga sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Dialogu me Serbinë është çështje kryesore dhe duhet të trajtohet seriozisht nga Qeveria. Qeveria duhet të hartojë një paltformë shtetërore për dialogun dhe i rëndësishëm është edhe uniteti politik”, ka thënë ajo./Front Online/

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sylë Ukshini, ish-shef i misionit diplomatik në Tiranë dhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se dinamika e dialogut ndërmjet Kosovës dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për audio-incizimin e publikuar ku dëgjohet një bisedë mes kryetares së Grupit...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.