×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kaq punëtorë e humbën vendin e punës gjatë pandemisë

    FrontOnline
    10 Prill 2021

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se në Kosovë, si shkak i pandemisë, rreth 60 mijë persona kanë humbur vendin e punës. Ndërsa, kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se masat e reja të ndërmarra nga Qeveria do të ndikojnë që të ketë humbje deri në 70 milionë euro.

    Madje, ai thotë se duhet një analizë e thellë sa i përket mbylljes sepse duhet ditur se si të mbështetet sektori privat.

    “Vetë fakti që kemi rreth 60 mijë punëtorë të papunë, dhe vetë fakti që do të ketë rënie të qarkullimit qoftë në gastronomi qoftë në hotele besoj që janë indikatorët kyç që dhënë hapësirë për shqetësim”, tha Gërxhaliu.

    “Në këtë drejtim besoj që duhet një analizë dhe kur të kemi mbyllje duhet të dimë se si të mbështetet sektori privat se vetëm mbyllja nuk është zgjidhje. Në Kosovë nuk kemi problem vetëm me të infektuar, problem është kush i monitoron të infektuarit, si përcillen ata të cilët e bartin infektimit te të tjerët. Prandaj duhet një data bazë e mirëfilltë duhet një monitorim”, tha ai për eo.

    Përderisa kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se masat e reja të ndërmarra nga Qeveria do të ndikojnë që të ketë humbje deri në 70 milionë euro.

    “Nëse marrim statistikat e vitit të kaluar ne kemi humbje mbi 1 miliard euro. Nëse flasim për mbylljen që është bërë diku 70 milionë do të kemi humbje për mbyllje dy javore, për të cilat Qeveria e Kosovës ka marrë vendim. Edhe për punëtorët ka qenë e paraparë që të përfitojnë, por ky përfitim nuk ka shkuar në llogarinë  e punëtorëve. Krejt kjo po bëhet me dëme në të gjitha fushat e punëtorëve të sektorit privat dhe faturën përfundimtarë po e paguajmë ne”, tha Azemi.

    Qeveria e Kosovës e ka ndarë pakon emergjente, pakon për rimëkëmbje ekonomike, por megjithatë te punëtorët e sektorëve privat shumë pak ka qenë e ndikueshme, sepse mjetet nuk kanë shkuar në fondin e tyre. Edhe tani mendojmë që para se të bëhej mbyllja nga Qeveria është dashtë që paraprakisht të stimulohen punëtorët dhe kompanitë dhe pastaj të merret vendim. Këto humbje do të na kushtojmë ne dhe punëtorëve”.

    Sipas vendimit të Qeverisë nga data 7 deri në 18 prill, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre. Këto biznese do të lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi”, apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat. Po ashtu, do t’u ndalohet veprimtaria qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.