Mbi 13 mijë kosovarë kanë kaluar kufirin Vërmicë-Morinë, këtë të premte. Kurse gjatë orëve të vona mbrëmjes nuk ka pasë fluks të madh të qytetarëve siç kishte ditën.
Arsyeja më e madhe e shkuarjes drejt Shqipërisë ishin masat kufizuese që janë vendosur në Kosovë.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e gastronomisë dhe qendrave tregtare për 12 ditë, pas rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë javëve të fundit./FrontOnline/