Një shkrim i presidentes Vjosa Osmani në llogarinë e saj në Facebook lidhur me 22 vjetorin e betejës së Koshares dhe mospërmendja e UÇK’së ka ngjallur reagime të shumta.
Të shumtë janë ata që kritikuan veprimin e saj.
Ndërkohë në mbrojtje të saj flet shefi i stafit në kabinetin e Osmanit,Blerim Vela
Ai thotë se “Kosova dhe UÇK janë një”.
Sipas tij, Vjosa Osmani me veprimet e saj e lartëson Kosovën.
“Çdo ditë dhe me secilin veprim, Presidentja @VjosaOsmaniPRKS lartëson Kosovën e idealeve të luftëtarëve dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kontributi dhe sakrifica e secilit luftëtar dhe dëshmorë kujtohet me pietet, pasi që #Kosova dhe #UÇK janë një!”, shkroi ai në Twitter.
Çdo ditë dhe me secilin veprim, Presidentja @VjosaOsmaniPRKS lartëson Kosovën e idealeve të luftëtarëve dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kontributi dhe sakrifica e secilit luftëtar dhe dëshmorë kujtohet me pietet, pasi që #Kosova dhe #UÇK janë një!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 9, 2021