×
  • Lajme
  • Lajme

    “Presidentja e kryeministri duhet të kenë neveri të madhe ndaj UÇK-së”

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Frashër Krasniqi i PSD-së ka reaguar pasi presidentja po akuzohet për mos-përmendje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në një postim përkujtimor të përvjetorit të Koshares.

    Krasniqi, me anë të ‘Facebook’-ut ka supozuar se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Osmani kanë neveri ndaj UÇK-së.

    “Duhet të jetë e madhe neveria e presidentes ndaj UÇK-së, për t’mos e përmendur as në një status ku flet për një betejë e brigadë të saj”, thuhet në postim.

    “Duhet të jetë e madhe neveria e Kryeministrit ndaj UÇK-së, për ta bërë presidente dikë që e përbuzë luftën tonë për çlirim”, thuhet tutje.

    Karshi këtij veprimi, reagim pati edhe bashkëpartiaku i Krasniqit, Dardan Molliqaj. Molliqaj ka thënë se Vjosa Osmani nuk është në nivelin e detyrës unifikuese të presidentit.

    Vjosa Osmani nuk është në nivelin e detyrës unifikuese të presidentit. Kjo jo vetëm për rolin e saj përçarës politik në të tashmen. Ajo po i rikthen problemet e të shkuarës. Mezi ishte arritur një pajtim tejpartiak që kur flasim për luftën flasim në radhë të parë për UÇK-në. Ajo nuk lë rast pa e shmangur, pa e munguar UÇK-në. Kur UÇK-ja është në akuzë, ajo ka zgjedhur shmangjen, harresën e qëllimshme”, shkruan Molliqaj.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se hapja e kapitujve për anëtarësim në BE e Shqipërisë është një arritje e rëndësishme...
    Lajme16 Tetor 2024
    Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete. Policia bën të ditur se si...
    Lajme16 Tetor 2024
    Policia dje në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit u janë zbuluar 15 pako me nga 20 shishe gaz serb...
    Të tjera
    Sport16 Tetor 2024
    Kosova e ka arritur mbrëmë një fitore goxha të rëndësishme në Ligën e Kombeve. “Dardanët” në “Fadil Vokrri” e mposhtën Qipron me...
    Lajme16 Tetor 2024
    Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka tentuar të tregojë alternativën e opozitës. Sipas tij, alternative...
    Lajme16 Tetor 2024
    Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami ka folur për “Front Online” lidhur me prezencën e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në Merdarë....
    Lajme16 Tetor 2024
    Mbrëmë rreth orës 20:00, policia në Ferizaj ka bërë kontrollimin e autobusit që qarkullon nga ky qytet në drejtim të fshatrave Doganaj...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kuvendi I Kosovës ka njoftuar se debati parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.