Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar dhe regjisori kosovar, Agon Myftari, ka bërë një shkrim në profilin e tij në ‘facebook’, duke shkruar se “I kisha përla Brnabićin me Tërmkollin”. Pasi shkrimi i tij mori reagime, Myftari e ka shlyer shkrimin ofendues.
Madje ndaj këtij shkrimi ofendues reagoi edhe vetë ish-deputetja Melihate Tërmkolli.
Tërmkolli në reagimin e saj të titulluar si “Letër “dashurie” për Agon Myftarin”, i ka bërë thirrje publike këtij të fundit që të përlahen.
“Ty, regjisor, “intelektual”, të thërras publikisht të përlahem me ty njëherë”, ka shkruar Tërmkolli.
Në profilin e Agon Myftarit gjejmë se postimi i fundit është para dhjetë orëve, ndërsa shkrimi për Tërmkollin u publikua nga Myftari sot gjatë ditës.
E pasi e ka shlyer statusin ai i ka kërkuar falje Tërmkollit.
Myftari, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, ka thënë se ndonëse nuk e njeh personalisht Termkollin, ia njeh veprimtarinë asaj. Të njëjtën e ka ftuar për kafe, në mënyrë që, siç thotë ai, ta njohë më mirë.
“Të gjithë ata që më njohin e dinë fare mirë që nuk jam misogjen. I kam mbështetur dhe i mbështes gratë në politikë, sikurse i kam mbështetur në art. Zonjën Tërmkolli nuk e njoh personalisht, por ia njoh punën dhe angazhimin shumëvjeçar për Kosovën. Andaj, i kërkoj falje”, thuhet ndër të tjera në postim./Front Online.
https://www.facebook.com/agon.myftari/posts/10158518078879912