×
  • Lajme
  • Lajme

    Borell uron Kurtin: Pres takimin e ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, transmeton Front Online.

    Përfaqësuesi i lartë i BE-së ka uruar kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian ka qëndruar fort pranë Kosovës dhe popullit të saj në luftën kundër pandemisë COVID-19.

    “Kjo luftë do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën teksa përparon në rrugën e saj evropiane. Do të nevojiten përpjekje të vendosura për reforma, për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ju mbështes në këtë drejtim”, ka shkruar z. Borrell.

    Në vazhdim të letër urimit, Përfaqësuesi i lartë i BE-së ka thënë se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj, gjithashtu kërkon një vazhdim të shpejtë të dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

    “Unë kam dëshirë që t’ju pres për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut sa më shpejtë të jetë e mundur dhe qëndroj fort i vendosur për të ndihmuar të dy palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Berat Rukiqi, zyrtar i lartë i LDK-së, ka komentuar problemet me furinizim me ushqim të ushtarëve të FSK-së. Në një shkrim në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka thënë se çështja me shujtat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është dështim...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi vlerëson se deklarimet e kryeministrit Kurti për mos përfshirjen në dialog deri në dorëzimin e Radojiçiqit...
    Të tjera
    Kronika12 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Gjakovë. Burri është ankuar se është sulmuar fizikisht nga...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende të punës, dhe do ta shtyjë fazën e prodhimit, për t’u përballur me problemet që ka...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një bisede në podcastin e tij në Facebook, ndër të tjera duke folur për studentët dhe...
    Lajme12 Tetor 2024
    Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka folur për “Front Online” lidhur me kërkesën e kryeministrit Kurti për Serbinë...
    Lajme12 Tetor 2024
    Një veturë raportohet se është vjedhur në Prishtinë. Këtë e ka raportuat në polici, pronarja e veturës “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar...
    Lajme12 Tetor 2024
    Nënkryetarja e “Partisë Demokratike të Kosovës”, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se kushti i Kurtit që lidhet me dialog janë mesazhe për votuesit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.