×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaq persona mbi moshën 85 vjeç u vaksinuan në Gjilan për dy ditë

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Nga dje në Komunën e Gjilanit ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeçare, e deri tash janë vaksinuar afër 60 persona.

    Shefi i shërbimit te vaksinimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dardania” në Gjilan, Ismet Uruqi, tha se bazuar në regjistrin e tyre në këtë komunë janë mbi 800 persona mbi moshën 85 vjeçare.

    Ai tha se të njëjtit janë regjistruar dhe tashmë në bazë të kritereve të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë thirren për të marr vaksinën antiCOVID. Deri më tash, Uruqi tha se nuk kanë pasur asnjë problem të shfaqur tek personat e vaksinuar.

    “Nga dita e djeshme sipas instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë kemi filluar me vaksinimin e moshave të vjetra. Këto ditë jemi duke punuar me moshat mbi 85, do të thotë ditën e djeshme dhe sot kemi vaksinuar dje dhe sot kemi vaksinuar afër 60 persona të moshës mbi 85. Edhe nesër do të punojmë me grupacione mbi 85 vjeç, ndërsa nga pasnesër tri ditë do të punojmë me grupmoshën 80-84”, tha ai.

    Ai tha se kjo kategori po vaksinohet në bazë të termineve që po u caktojnë, në mënyrë që të mos krijohen tollovi dhe të rrezikohet shëndeti i tyre.

    “Ne kemi bërë një lajmërim publik edhe në media edhe nëpër objekte shëndetësore që personat të moshave të shtyra të lajmërohen, janë lajmëruar ata qoftë edhe familjarët e tyre, i kemi regjistruar në regjistra ju kemi marrë adresat dhe numrin e telefonit. Tani jemi duke i thirr nga regjistrat tanë, por strikt sipas grupmoshave me kategorizime që i ka bërë Ministria e Shëndetësisë. Ne në Gjilan i kemi diku rreth 800 persona të regjistruar nëpër të gjitha objektet e QKMF-ve nëpër qytet dhe fshatra ata janë lajmëruar, tani thirren sipas prioriteteve sipas regjistrit emrat që i kanë. Një pjesë e vogël na kanë ardhur diku 10 emra nga sistemi online eKosova”, tha ai.

    Uruqi tha se deri më tash kanë vaksinuar 60 të moshuar dhe se tek asnjëri prej tyre nuk është shfaqur ndonjë efekt anësor nga vaksina.

    Një nga personat e thirrur sot për t’u vaksinuar ishte edhe qytetarja Shehide Zeneli, e cila pasi që mori vaksinën tha se tashmë do të ndihet më e sigurt nga COVID-19.

    “Mirë, njëherë mirë…na kanë thirr edhe u lajmëru djali për neve[…]Po ashtu mbajmë shpresë me qenë më të mbrojtur”, tha ajo.

    Asnjë dilemë për ta marrë vaksinën antiCOVID nuk e ka pasur qytetarja e Gjilanit Nexhmije Sherifi, e cila pasi mori vaksinën tha se po ndjehet shumë mirë.

    “Jo nuk kam pasë asnjë dyshim për me marrë vaksinën e as frikë, po pyetsha se kur vjen me e marrë”, tha ajo.

    Komuna e Gjilanit, nga kontingjenti i parë i vaksinave AstraZeneca si donacion i COVAX, ka pranuar 980 doza, ndërsa ka vaksinuar deri më tash mbi 350 punëtorë shëndetësor.

    Në Kosovë kanë arritur dozat e para të vaksinës me 28 mars, ndërsa nga data 8 prill ka nisur vaksinimi i grupmoshave mbi 80 vjecare./Front Online/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet t’ia tregojë diasporës...
    Lajme13 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull ose/dhe vranësira të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve....
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Intensiteti i trafikut në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë, nga ana e Maqedonisë, ka...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Tuneli i Llogarasë që u hap gjatë muajit korrrik, do të jetë në funksion të qarkullimit të mjeteve deri në fund të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Me pagë vetëm 732 euro në muaj vetëm në shkurt të këtij viti ka pasur qarkullim bankar prej 395 mijë eurove –...
    Kronika13 Tetor 2024
    Një i ri motoçiklist ka humbur jetën sot pasi u vetaksidentua në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren Jug-Vermicë. Viktima është nga Peja,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të cilët afrimin e trupave serbe 50...
    Sport13 Tetor 2024
    Skuadra e Bashkimit ka fituar derbin “04” ndaj Golden Eagle Yllit, duke e vazhduar ecurinë e pamposhtur në kampionat. Prizrenasit në xhiron...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.