Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar, Ditën e Kushtetutës së Kosovës.
Hoxhaj në profilin e tij në Facebook është shprehur se Kushtetuta reflekton vlerat më të larta të shoqërisë sonë të bazuara në rend dhe ligj.
Sipas tij Kosova ka një Qeveri që nuk e ka njohur Kushtetutën dhe që e ka mohuar misionin e saj.
“Fatkeqësisht, Kosova sot ka një shumicë parlamentare dhe një Qeveri e cila jo vetëm që nuk e ka njohur, por vazhdimisht e ka mohuar dhe luftuar misionin dhe funksionin e saj.”, shkruan Hoxhaj./Front Online
https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/3389904171111311