×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhabir Zharku: Drejtësia më hyri në hak, unë s’jam i korruptuar

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka folur për procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar ndaj tij që nga viti 2008.

    Në një intervistë në Klan Kosova, ai ka thënë se sistemi i drejtësisë i ka hyrë në hak sepse nuk është i korruptuar.

    “Po përballem me një situatë jashtëzakonisht të rëndë dhe të papërballueshme – vazhdimisht kjo në emër të drejtësisë. Po argumentohet çdo ditë se drejtësia në Kosovë është selektive dhe nuk është ë njëjtë për të gjithë”.

    “Unë akuzohem për një ndërtesë të cilën e ka marrë një ndërmarrje e përbërë nga luftëtarë dhe kam bërë kërkesën që në atë truall të bëhet një ndërtim dhe aty ka filluar e gjithë loja”.

    “Po përballem me një situatë të krijuar nga UNMIK dhe EULEX, kurrë nuk kam menduar se mund të dënohet dikush me fjalë të rrugës apo thashetheme. Unë jam dënuar vetëm pse kam marrë pjesë në një takim me njerëz të gabuar dhe në kohë të gabuar”.

    Zharku ka thënë se për gjëra të tilla në perëndim as që merresh në pyetje e lere më të dënohesh.

    “Ju e patë edhe dje me ato skandalet që kanë ndodhur me ato vendimet që unë konsideroj se as që janë shqyrtuar”.

    “Është skandal që kundërshtimin e provave ta bash pa asnjë bazë; përzihen një vepër e një gjinie femërore me veprën time në një dokument ku nuk lejohet në asnjë mënyrë dhe arsyetohen se ky është një gabim teknik. Nuk mund të bëhet gabim teknik me fatin e një njeriu”.

    “Kur e dimë se ka pasur edhe vonesa tjera të kësaj natyre. Për shembull ka pasur ankesa që janë bërë dhe që kanë zgjatur më shumë se një muaj e gjysmë. Këta po shkojnë çdo herë vonesë pas vonese dhe gabim pas gabimi – unë mendoj se kjo mund të jetë neglizhencë dhe diçka edhe me porosi”.

    Ai thekson se ligjin nuk e ka shkelur asnjëherë dhe shton se i ka mbrojtur qytetarët e Kaçanikut në çdo moment.

    “Unë akuzohem për një ndërtesë të cilën e ka marrë një ndërmarrje e përbërë nga luftëtarë dhe kam bërë kërkesën që në atë truall të bëhet një ndërtim dhe aty ka filluar e gjithë loja”.

    “Unë vetëm kam zbatuar ligjin. Kjo është absurde se si paskam mundur unë i vetëm ta bëj një vepër të tillë kur do të duhej të ishin të implikuar të gjithë zyrtarët e tjerë që merren me këtë fushë. Është absurde të akuzohet një kryetar komune për çështje të cilat duhet të kalojnë nëpër procedura ligjore”.

    Sipas tij, këtu shihet se është një porosi për ta kompromentuar kryetarin e komunës dhe fatkeqësisht për t’i frikësuar investitorët.

    “Unë s’mund të përmend emra me saktësi. Zharku ua ka zënë rrugën atyre të cilëve janë marrë me kontrabande të ndryshme – zanafillën e ka për ndaljen e kazinove. Unë jam i vetmi kryetar komune që me një vendim të Kuvendit Komunal kemi marrë vendim për t’i ndaluar kazinotë”.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Pasi identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, nga mbetjet mortore të zhvarrosura gjatë vitit të kaluara (nga lokacioni i varrezave në Prekaz),...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ka frikë se më 14 tetor, kur do të mbahet Samiti i Procesit të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se është takuar me artistë të kryeqytetit. Në një postim në Facebook, ai ka pohuar...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme sërish të hënën, për të diskutuar lidhur me telashet për ushqimin e Forcës...
    Sport12 Tetor 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar aktet e turpshme që ndodhën gjatë ndeshjes së Shqipërisë kundër Çekisë. “Koret raciste dhe përdhosja e...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Qeveria amerikane njoftoi sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje të sulmit të Teheranit ndaj Izraelit më 1 tetor. Sekretari amerikan i...
    Kronika12 Tetor 2024
    Një 32-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit në Itali. Ngjarja ndodhi rreth...
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka arritur të fitoj statusin e anëtares vëzhguese në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kushti i kryeministrit Albin Kurti për të mos shkuar në Bruksel për dialog pa dorëzimin e Milan Radoiçiqit, nga AAK-ja po vlerësohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.