×
  • Lajme
  • Lajme

    ​1 mijë e 960 të vdekur nga COVID-19

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Më 13 mars të vitit të kaluar në Kosovë u paraqitën dy raste e para pozitive me COVID-19.

    Nga atëherë e deri më sot 96 mijë e 212 qytetarë janë infektuar me këtë virus. Ndërsa 1 mijë e 960 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me të.

    Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) aktualisht në vend janë 14 mijë e 120 raste aktive me COVID-19.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.502 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 871 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (83, 79, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (65, 64 vjeç), Podujevë 2 raste (76, 65 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Skenderaj 1 rast (88 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 96.212 raste nga 462.166 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.960 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 642 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.132 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.120”, ka njoftuar IKShPK.

    Prishtina ka numrin më të madh të rasteve pozitive COVID-19.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 249 raste, Prizren 93 raste, Ferizaj 89 raste, Gjilan 69 raste, Mitrovicë 59 raste, Gjakovë 44 raste, Pejë 44 raste, Podujevë 32 raste, Vushtrri 29 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Kamenicë 17 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Klinë 11 raste, Malishevë 11 raste, Istog 10 raste, Kaçanik 9 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 3 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Kllokot dhe Leposaviq.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Pasi identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, nga mbetjet mortore të zhvarrosura gjatë vitit të kaluara (nga lokacioni i varrezave në Prekaz),...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ka frikë se më 14 tetor, kur do të mbahet Samiti i Procesit të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se është takuar me artistë të kryeqytetit. Në një postim në Facebook, ai ka pohuar...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme sërish të hënën, për të diskutuar lidhur me telashet për ushqimin e Forcës...
    Sport12 Tetor 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar aktet e turpshme që ndodhën gjatë ndeshjes së Shqipërisë kundër Çekisë. “Koret raciste dhe përdhosja e...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Qeveria amerikane njoftoi sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje të sulmit të Teheranit ndaj Izraelit më 1 tetor. Sekretari amerikan i...
    Kronika12 Tetor 2024
    Një 32-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit në Itali. Ngjarja ndodhi rreth...
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka arritur të fitoj statusin e anëtares vëzhguese në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kushti i kryeministrit Albin Kurti për të mos shkuar në Bruksel për dialog pa dorëzimin e Milan Radoiçiqit, nga AAK-ja po vlerësohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.