×
  • Lajme
  • Lajme

    Dha dorëheqje nga Trepça, Enes Muzaqi flet për Front Online, tregon arsyet

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    U.D. Kryeshefit Ekzekutiv në ndërmarrjen Trepça Sh.A., Enes Muzaqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, ndërsa në vend të tij është emëruar dikush tjetër.

    Pas dorëheqjes së kryeshefit Enes Muzaqi, në pozitën e U.D. të Kryeshefit të Trepçës është emëruar Rafet Ibishi, i cili deri më tash ishte U.D. i Zëvendës-Kryeshefit të Trepçës.

    E, në një përgjigje për Front Online, Muzaqi ka treguar edhe arsyet e dorëheqjes.

    Ai ka thënë se shkak kryesor ka qenë gjendja e tij shëndetësore.

    “Arsyeja  e dorëheqjes ka qenë për aspekte shëndetësore që kam pasur sidomos në muajt e fundit dhe pozicioni i Kryeshefit në Trepçë ka një ka një angazhim të jashtë zakonshëm dhe e pash që nuk do të mund të jem një kohë të u ndihmoj përderisa të përmirësohem në asketin shëndetësorë”, ka deklaruar Muzaqi për Front Online.

    Ndërsa, i pyetur se a është vetëm kjo arsyeja e dorëheqjes së tij, Muzaqi ka deklaruar se nuk ka asrye tjetër.

    “Jo absolutisht nuk ka pasur asnjë presion, nuk ka qenë ndonjë arsye tjetër që m’ka shty me marrë ketë vendim”, ka thënë ai.

    Ndërsa, ka treguar se pas kësaj është rikthyer në pozitën e mëhershme në Trepçë.

    “Tash prapë do të jem pjesë e Trepçës tash jam kthy në pozicionin që kam qenë më herët Drejtor për Hulumtim, Zhvillim dhe Mjedis”, ka thënë ai, për Front Online.

    Në këto pozita paraprake Muzaqi e Ibishi ishin emëruar nga Bordi i Ndërmarrjes në nëntor të vitit 2020.

    Kujtojmë se muajve të fundit Trepça kishte pas probleme të mëdha financiare, duke ua vonuar me mbi një muaj pagat punëtorëve.

    Po ashtu viteve të fundit Trepça është zhytur në borgje të mëdha financiare, të cilat kapin shifra disa milionëshe./Front Online

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Kroaci është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur në seancën e Kuvendit, e ka quajtur Mimoza Kusari-Lilën, shefe e grupit parlamentar të VV-së...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e opozitës e lanë lëshuar sallën e Kuvendit. Kjo pasi nuk u aprovua kërkesa e opozitës për të zhvilluar debat parlamentar...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti Ferat Shala për FrontOnline thotë se Ligji për tatimin në pronë ka synim goditjen e bizneseve nga ana e Qeverisë së...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe delegacioni i tij. Mësohet se në...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Policia e Tiranës përmes një operacioni ka zbuluar një “shtëpi bari” që kultivonte kanabis me llampa elektrike. Shtëpia ku dyshohet se kultivohej...
    Lajme10 Tetor 2024
    “Ngritja e Tregut të Përbashkët Rajonal do të jetë një nga arritjet më të mëdha të Ballkanit Perëndimor. Dhe ka shumë iniciativa...
    Sport10 Tetor 2024
    Sulmuesi shkodran i Brightonit, Brajan Gruda siç duket do të vazhdojë të luajë për Gjermaninë. Ndër të tjera, në një intervistë për mediat...
    Sport10 Tetor 2024
    Për dy ditë, kombëtarja e Zvicrës do të udhëtojë për në Leskovc ku do ta presë Serbia. Ndeshjet e kaluara mes dy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.