×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia tregon se kur do të vijë kontigjenti i dytë i vaksinave antiCovid

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se vaksinimi i një pjesës të personelit shëndetësor ka mbaruar dhe sot kanë filluar vaksinimin me personat e moshës mbi 85 vjeç.

    “Një nga lajmet e mira që mora është që ekipi i mjekësisë urgjence nuk e kishin pas asnjë intervenim sepse nuk kanë pasur nevojë. Kjo për shkak se askush nuk ka pasë ndonjë efekt anësor. Vaksina është e sigurt dhe i ftoj të gjithë që të vaksinohen”, ka thënë ai, shkruan Front Online.

    Ai ka treguar se do të ketë edhe ekipe mobile për të shkuar në shtëpi që të vaksinojnë ata persona që nuk mund të vijnë për vaksinim.

    Vita ka kërkuar nga qytetaret që ti respektojnë masat.

    Kurse, ka folur edhe rreth asaj se kur pritet të vijë kontigjenti i dytë i vaksinave.

    “Kontigjenti i dytë i këtij grupi pritet të vijë nga fundi i prillit ose fillimi i majit. Këto janë fjalët që kemi nga mekanizmi Covax. Kështu që besoj jemi në kohë”, ka deklaruar Vitia.

    Vitia ka thënë që kanë kërkuar nga të gjithë miqtë që të ndihmojnë dhe po presin përgjigje, duke shuar se s’kanë ende asnjë përgjigje konkrete.

    “Kurse sa i përket negocimit të kompanive prodhuese për shkak të një deklarate që e kemi për obligim ta nënshkruajmë nuk mund të japim më shumë informacione”, ka deklaruar ai./Front Online/

    Kosovës pritet t’i arrijnë edhe 33600 doza të vaksinave kundër COVID-19

     

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavarësinë e saj - të shpallur...
    Lajme13 Tetor 2024
    Dyshohet se rreth orës 02:30 të mëngjesit është rrahur brutalisht ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Burimet e Dukagjinit bëjnë të ditur...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është raportuar se u sulmua brutalisht mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës. Drejtori i Institutit “Octopus”...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar në Facebook një video nga shënimi i 25-vjetorit të themelimit të partisë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se forcat ushtarake serbe janë afruar 50 metra në kufirin me Kosovën. Lidhur...
    Lajme13 Tetor 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën transitore në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt,  ka ndaluar dy shoferët: B.M (F/K),  e moshës...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, raportohet se është sulmuar brutalisht Mitrovicën e Veriut. Sipas EkonomiaOnline, Rakiq është rrahur mbrëmë rreth orës...
    Sport13 Tetor 2024
    Dita e diel për adhuruesit e basketbollit do të jetë e mbushur me plot emocione. Dy ndeshje tejet interesante do të jenë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth qeverisjes aktuale të kësaj komune. Ai pati...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.