×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të bëhet pjesë e Qeverisë “Kurti 2” edhe Donika Kadaj-Bujupi?

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    Ish-deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, pritet të jetë pjesë e Qeverisë “Kurti 2”, raporton Front Online.

    Sipas burimeve të Front Online brenda Qeverisë, Kadaj-Bujupi do të jetë zv.ministre në një nga Ministritë e Qeverisë “Kurti 2”, si pjesë e Listës “Guxo” të Vjosa Osmanit.

    “Donika Kadaj do të jetë pjesë e kësaj Qeverie nga Lista “Guxo”, ajo do të jetë zv. ministre në një Ministri”, ka thënë ky burim i Front Online.

    Front Online ka provuar disa herë të marrë një qëndrim nga Kadaj-Bujupi, por ajo nuk i është përgjigjur interesimit të portalit.

    Ndërkaq nga zyra e Donika Gërvallës e cila është në krye të Listës “Guxo” e kanë mohuar këtë lajm.

    Donika Kadaj-Bujupi në këto zgjedhje nuk ka kandiduar për deputete. Ajo pak para zgjedhjeve është larguar nga AAK-ja pas mospajtimeve që janë shfaqur me këtë parti nga momenti që ajo derisa ishte pjesë e kësaj partie nuk e votoi Qeverinë “Hoti”.

    Kadaj-Bujupi më herët nga AAK-ja kishte kaluar në Vetëvendosje për t’u rikthyer më pas sërish në AAK./Front Online/

     

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila...
    Lajme11 Tetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë reshje...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve. Pas vetëm 3...
    Sport11 Tetor 2024
    Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në...
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.