×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci premton arsim cilësor për komunitetin e romëve

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka uruar gjithë komunitetin rom që jeton në Kosovë për Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

    Ajo ka thënë se është e përkushtuar për mbështetjen e fëmijëve nga ky komunitet i rëndësishëm për vendin tonë për t’iu mundësuar atyre qasje në arsim dhe ofrim të një arsimi cilësor.

    “Gjithëpërfshirja në arsim është domosdoshmëri, sepse mirëqenia dhe arsimimi i të gjithëve pa dallim është bazament për të ardhme të sigurt. Si Ministri e Arsimit, do të vazhdojmë të përkrahim arsimimin e fëmijëve të komunitetit rom në shumë forma, qoftë përmes ofrimit të mësimit plotësues duke i përkrahur. Qendrat që ofrojnë këtë lloj mësimi, bursave për nxënësit e shkollave të mesme, krijimit të hapësirës së nevojshme për qasje në arsim të lartë dhe programe të tjera me rëndësi për komunitetin”.

    Në Kosovë organizohet mësim plotësues në gjuhën rome dhe përveçse në shkollat e Prizrenit, Ministria e Arsimit thotë se shumë shpejt ky mësim do të ofrohet edhe në shkollat e Gjakovës dhe në komuna të tjera ku jeton komuniteti rom.

    “Në këtë drejtim, MASHT-i nuk është vetëm. I jemi mirënjohës të gjithë partnerëve strategjikë që janë gjithmonë përkrah nesh për të fuqizuar këtë komunitet dhe komunitete të tjera që jetojnë në Kosovë”.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Dyshohet se rreth orës 02:30 të mëngjesit është rrahur brutalisht ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Burimet e Dukagjinit bëjnë të ditur...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është raportuar se u sulmua brutalisht mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës. Drejtori i Institutit “Octopus”...
    Lajme13 Tetor 2024
    Rreziku nga kafshimi prej qenve endacakë është shqetësues. Kështu po konsiderojnë asamblistët e opozitës në Komunën e Prishtinës. Ata thanë se të...
    Të tjera
    Sport13 Tetor 2024
    Dita e diel për adhuruesit e basketbollit do të jetë e mbushur me plot emocione. Dy ndeshje tejet interesante do të jenë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth qeverisjes aktuale të kësaj komune. Ai pati...
    Lajme13 Tetor 2024
    Pas Mynihut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u mirëpritën...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri ka thënë se ka shumë probleme në këtë qytet, e...
    Lajme13 Tetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka thënë se një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet...
    Sport13 Tetor 2024
    Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka folur pas humbjes ndaj Serbisë 2:0 në Ligën e Kombeve. Yakin u shpreh i pakënaqur, teksa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.