×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-nënkryetari: PDK gaboi kur bojkotoi zgjedhjen e presidentit

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe një prej themeluesve të kësaj partie, Arsim Bajrami e konsideron të gabuar vendimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të vendit. Sipas tij, me këtë është treguar papjekuri politike. Njësoj gabim, sipas Bajramit, ka qenë edhe votimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 në kohën e pandemisë. Për zhvillimet aktuale rreth formimit të institucioneve dhe opozitën në Kuvend, profesori i të Drejtës Kushtetuese.

    Anëtarësi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Arsim Bajrami vlerëson se është jashtëzakonisht me rëndësi që në Kosovë ka ndodhur një tranzicion paqësor i pushtetit duke u kompletuar kështu formimi i institucioneve.

    Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ku përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesa tjetër e opozitës nuk mori pjesë në votim, Bajrami vlerëson se është qasje e gabuar, sidomos nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

    “Çdo kund në pluralizëm ka taktika politike, si një nga themeluesit e Partisë Demokratike, nënkryetar për 17 vite e quaj të gabuar logjikën e PDK-së për të mos marrë pjesë në seancën ku themelohen institucionet. Nuk është kjo esenca e PDK-së, nuk është kjo origjina dhe filozofia që ne e kemi ndërtuar. Partia Demokratike është parti institucionaliste, shtetformuese dhe nuk duhet të bojkotoje asnjë seancë ku zgjidhen institucionet shtetërore, ajo mund të votojë kundër, mund të abstenojë por asesi të bojkotojë themelimin e institucioneve shtetërore për të cilat PDK ka dhënë kontribut dhe është partia kryesore shtetformuese”, thotë Bajrami.

    Gabime me politika adoleshente i konsideron Bajrami veprimet për braktisje të seancave të Kuvendit në të cilat vendoset për kryetarin e shtetit.

    “Ky shtet është krijuar nga PDK dhe LDK, por kryesisht nga PDK, në momentin kur PDK i ka fituar zgjedhjet e vitit 2007 ne kemi përgatitu deklaratën e pavarësisë ne kemi shkruar Kushtetutën dhe neve nuk na lejohen gabime të braktisim seancat me politika adoleshente dhe të tregojmë papjekuri politike dhe të zbehim karakterin tonë shtetëror”, thotë Bajrami.

    Sipas Bajramit, PDK ka gabuar edhe një vit më parë kur e ka përkrahur rrëzimin e qeverisë në kohën e pandemisë.

    “U kam sugjeruar miqve të mi edhe në kohë pandemie që mos të votojnë për rrëzimin e Qeverisë Kurti në kohë pandemie (mars 2020), në kohë të një krize kombëtare, të abstenojnë dhe të tregojnë lidership dhe ta lënë këtë si një problem, konflikt të brendshëm, në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes dhe nuk më kanë dëgjuar, kanë gabuar dhe e kanë pranuar se kanë gabuar”, thotë Bajrami.

    Megjithatë, Bajrami thotë se PDK do të duhej të kalonte këto gabime dhe të angazhohej për një opozitë të fortë për çka tha se të njëjtit kanë përvojë.

    Bajrami nuk sheh opozitë të bashkuar PDK-LDK.

    “Është mirë që kjo opozitë të jetë shumë aktive, nuk po flas për një opozitë të bashkuar sepse unë sa i njoh këto dy parti (PDK-LDK) në opozitë nuk mund të bashkohen sepse kanë probleme, por besoj fuqishëm që Partia Demokratike do të konsolidohet si opozitë dhe do ta rikthejë përvojën e kabinetit të qeverisjes së mirë të viteve 2005-2007, kur përmes kabinetit të qeverisjes së mirë ka arritur që të ndërtoje politika alternative dhe të fitojë besimin e popullit dhe të fitojë zgjedhjet”, shton Bajrami.

    Arsim Bajrami, deputet ne pesë legjislatura të Kuvendit të Kosovës dhe dy herë ministër, e sheh pozitive një qeveri me shumicën në Kuvend meqë siç thotë ai, ndërpritet praktika e shpeshtë e rrëzimit të qeverive me mocione mosbesimi.

    Ai shton se qeveria e zgjedhur, në krye me Albin Kurtin duhet të tregohet e përgjegjshme dhe, siç thotë ai, të largojë arrogancën politike, e pushtetin ta kuptojë si besim duke u transformuar në shërbim të qytetarëve.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se forcat ushtarake serbe janë afruar 50 metra në kufirin me Kosovën. Lidhur...
    Lajme13 Tetor 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën transitore në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt,  ka ndaluar dy shoferët: B.M (F/K),  e moshës...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, raportohet se është sulmuar brutalisht Mitrovicën e Veriut. Sipas EkonomiaOnline, Rakiq është rrahur mbrëmë rreth orës...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar datën e takimit të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, përkundër paralajmërimit të përfaqësuesit të BE-së...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Është rihapur rruga Korçë-Ersekë, ku rruga tanimë është bërë edhe më e shkurtë. Kështu të paktën ka bërë të ditur kryeministri shqiptar,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si folës në Samitin World Changers Balkan, i cili është mbajtur dje...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se kjo ministri ka pritur dhe akomoduar sot 68 afganë, për...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij është gati për fitore të reja. Tutje, ai...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dalë me sqarim sa i përket çështjes me shujta të Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.