Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 16:33 në Rusinoc të Lipjanit ku ka mbetur një person i vdekur.
Në raportin e policisë thuhet se një mashkull shqiptar e shtetas i Suedisë duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se e ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime vdekje prurës.
Fsh. Rusinoc, Lipjan 07.04.2021 – 16:33. “Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Suedisë, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se e ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar (të mitur) duke i shkaktuar lëndime vdekje prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje”, thuhët në raportin e policisë.