×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: Më pëlqeu apo s’më pëlqeu mua, Vjosa Osmani do të jetë presidente për pesë vjet

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani do ta ketë të pamundur të ballafaqohet me dialogun me Serbinë nëse nuk i ndryshon qëndrimet që i ka pasur për një proces të tillë.

    Haliti thotë se shefja e shtetit do të duhet të tërhiqet nga qëndrimet, sipas tij, populiste.

    “E njoh mire Vjosa Osmanin. Ballafaqimi i zonjës Osmani, tani në raport me politikën ndërkombëtare, bisedimet me Serbinë, do të jetë i pamundshëm, në raport me deklarimet që i ka bërë më herët. Do të duhet të tërhiqet nga qëndrimet populiste në raport me bisedimet dhe qëndrimet që i ka mbajtur më herët”, ka thënë Haliti.

    I pyetur për mendimin që ka rreth Vjosa Osmanit, Haliti ka thënë se pak rëndësi ka nëse i pëlqen ose jo, meqë sipas Kushtetutës, Vjosa Osmani, do të jetë presidente e Kosovës për pesë vite.

    “Sipas Kushtetutës, m’pëlqeu apo s’mpëlqeu mua, ajo do të jetë presidente e Kosovës për pesë vjet.

    Ajo duhet të kryej funksionin e saj në përputhje me Kushtetutën”, ka shtuar tutje.

    Xhavit Haliti thotë se Vjosa Osmani duhet të ushtrojë funksionin bazuar në Kushtetutë dhe duhet që të mos jetë përçarëse.

    “Ato janë çështje që presidentja e vendit duhet t’i ketë parasysh. Besoj që raportet e tyre, do të shihen publikisht me kohën. Do të dëshiroja shumë që sipas pozitës që e ka tani, që të mos jetë përçarëse. Dhe e dyta që të bëjë përpjekje nga pozita që e ka, që Kosova të bëjë politikë shtetërore dhe jo politikë individualiste”, ka thënë ndër të tjera Haliti në Klan Kosova.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Haliti përmes disa fotografive të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaçërisht Granit Xhakën. E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka përmbushur premtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra po përballet në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve. Nga minuta e parë në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit hetimin ndaj Qeverisë Kurti....
    Sport12 Tetor 2024
    Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.