×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me Kosnett: Prioritete politika e jashtme, siguria dhe forcimi i shtetësisë

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Philip Kosnett.

    Me këtë rast, ambasadori Kosnett tha se ashtu sikur që Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA, e njëjta vlen dhe për SHBA dhe angazhimin e tyre karshi vendit tonë.

    Duke folur për prioritetet dhe çështjet të cilat do t’i shtyjë përpara presidentja Osmani gjatë mandatit të saj, ajo theksoi që në përputhje me kompetencat kushtetuese, politika e jashtme, siguria, e forcimi i shtetësisë do të jenë në fokus të parë.

    Ajo tha se do të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit të vendit.

    Duke marrë parasysh situatën me pandeminë dhe nevojën për mobilizim ndër institucional për menaxhim të suksesshëm të saj, presidentja Osmani tha se do të angazhohet për të ndihmuar në drejtim të sigurimit të vaksinave për qytetarët tanë.

    Ndërlidhur me çështjen e pandemisë, të dyja palët theksuan nevojën për respektim të plotë të masave të prezantuara të qeverisë, si mënyra më e sigurt dhe e duhur për të shpëtuar jetë.

    Presidentja Osmani po ashtu e siguroi ambasadorin Kosnett që do të angazhohet të krijojë një platformë të mirëfilltë të dialogut me gjithë spektrin politik, duke cekur që në këtë drejtim theks të veçantë do t’i jep konsultimeve me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sylë Ukshini, ish-shef i misionit diplomatik në Tiranë dhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se dinamika e dialogut ndërmjet Kosovës dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për audio-incizimin e publikuar ku dëgjohet një bisedë mes kryetares së Grupit...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.