×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyba e pranon se është takuar me një deputete të AAK-së

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i është kundërpërgjigjur deklaratave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili e quajti sekser duke e akuzuar për kontrabandim të votave.

    Ai në një përgjigje ka pranuar se është takuar me njërën nga deputetet e AAK-së, Albana Bytyqin, por ka mohuar se i ka bërë presion për të votuar.

    Ai ka thënë se me deputeten në fjalë ka pirë kafe në një lokal dhe se e njëjta ka pasur bindje që të votojë, porse e ka respektuar qëndrimin e partisë.

    “Unë meqenëse jam i Therandës dhe dy deputete të AAK-së janë nga Theranda, njëra prej deputeteve është motra e një anëtari të Kryesisë së degës së VV-së ku kryetar jam unë. Një ditë kemi pirë kafe me deputeten Albana Bytyqi-Kuqi por nuk ka pas as joshje as asgjë përveç diskutim për rrjedhat aktuale politike. Mendoj që gjatë diskutimin kam kuptuar që e njëjta ka bindje që duhet të votojë për e ka respektuar qëndrim e partisë, të cilin e respektoj edhe unë”, ka thënë ai.

    Ai tutje duke komentuar deklaratat e Haradinajt ka thënë se një pjesë e konsiderueshme e ish-pushtetarëve me përvojat e tyre mendojnë se mund të etiketojnë e shantazhojnë deputetët, shkruan KOHA.

    “Sa i përket deklaratës së Haradinajt më vjen keq për nivelin që ka rënë ai dje një pjesë konsiderueshme e ish pushtetarëve dhe me përvojat e hidhura të tyre mendojnë të etiketojnë dhe apo shantazhojnë deputetë dhe zyrtarë të tjerë. Praktika e blerjes së votave i takon së kaluarës dhe ndoshta përfshirë edhe vetë Haradinajn për jo mua personalisht dhe as subjektin që i takoj. Është angazhim im i plotë për të dhënë kontributin në Kuvend”, ka thënë ai.

     

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fjolla Ujkani ka njoftuar se është takuar në një darkë pune me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për...
    Lajme11 Tetor 2024
    Analisti amerikan Charles Cupchan tha se sjellja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj SHBA bëhet për të fituar popullaritet, por kjo...
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Të tjera
    Sport11 Tetor 2024
    Me afrimin e afatit kalimtar të janarit, Manchester United do të ketë mundësinë të sigurojë lojtarët më të mirë për marrëveshjet para-kontraktuale....
    Lajme11 Tetor 2024
    Komiteti i Instrumenteve të Para-anëtarsimit, i njohur si IPA, ka dhënë pëlqimin përfundimtar për agjendat e reformave të shteteve të Ballkanit Perëndimor,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, e 224-ta me radhë, në të cilën ka miratuar rritjen e shumës së...
    Lajme11 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënojnë ashpër edhe një kërcënim tjetër që është bërë gjatë...
    Lajme11 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro ndihmë për të prekurit në Bosnje Hercegovinë nga vërshimet dhe përmbytjet që ndodhën së...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka demantuar lajmet se ministri Ejup Maqedonci ka dhënë dorëheqje nga ushtrimi i detyrës së tij. Në reagimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.