×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa “godet” Kurtin: Regjimi absolut, qytetarët lakuriq, vaksinat…

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë që kanë të bëjnë kryesisht me menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Kurti II – që së fundi mori masa të reja antiCOVID-19 derisa refuzoi vaksinat nga Shqipëria.

    Prej sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19 të ndërmarra nga Qeveria Kurti II megjithëse numri i rasteve ka qenë në rënie prej disa ditësh.

    Këto masa janë kontestuar madje edhe nga vetë simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet që udhëhiqet nga Albin Kurti.

    Por, si i sheh këto masa Isa Mustafa, profesori i ekonomisë dhe ish kryetari i LDK-së?

    Ai shprehet se Kosova tashmë ka një regjim absolut që mund të bëj çfarë të dojë, dhe masat e reja i sheh brenda kësaj fryme represive.

    “Para këtij regjimi, jam shprehur prore kundër masave të cilat ngujojnë qytetarët dhe e dëmtojnë ekonominë shumë fragjile [të Kosovës]. Masa të tilla shpërfaqin botëkuptimet e atyre që i sjellin [Qeverisë], pikëpamjet e tyre represive të ushtrimit të pushtetit. Ato nuk japin rezultate, në të kundërtën, krijojnë frikë dhe depresion te qytetarët. Kjo nuk na nevojitet. Por, për këtë kemi votuar!” – tha Isa Mustafa për Periskopin.

    I pyetur për refuzimin që Albin Kurti i bëri vaksinave kineze që Shqipëria po i jepte Kosovës, dhe nëse kjo ka lidhje me hatërmbetjet personale të Kurtit me Edi Ramën, Mustafa sërish ishte kritik ndaj Qeverisë.

    “Nuk e kuptoj pse vëllezërit tanë në Shqipëri mund t’i përdorin e ne duhet t’i refuzojmë. Nëse Qeveria Kurti vendos të refuzojmë mallrat kineze dhe të zhvishemi nga këto mallra, pjesa dërrmuese e qytetarëve do të mbeten lakuriq, pa rroba të brendshme e pa të jashtme.” – deklaroi ai.

    “Ndoshta edhe për këtë kemi votuar në “referendumin” e Albinit dhe Vjosës!” – përfundoi fjalën z. Mustafa.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Dje ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se policia serbe ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së në pikën kufitare...
    Lajme13 Tetor 2024
    Të shtënat me armë shpërthyen mes një turme pranë një universiteti në Tennessee të shtunën pasdite, duke vrarë një 24-vjeçar dhe duke...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dje ka njoftuar se të premten gjatë mbledhjes së Qeverisë është marrë vendim për ndarjen e 200...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Rumania ka arritur fitore si mysafire në Qipro, duke triumfuar me rezultat 0-3 në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra e ka pësuar edhe humbjen e tretë në po aq ndeshje në Ligën e Kombeve. “Helvetikët” u mposhtën 2:0 nga Serbia...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Haliti përmes disa fotografive të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Sport12 Tetor 2024
    Me prejardhje është nga Lugina e Preshevës, mirëpo ka lindur në Gjenevë, Zvicër. Alban Ajdini ka kohë që ka zgjedhur ta përfaqësojë...
    Lajme12 Tetor 2024
    Miratimi i agjendave të reformave nga ana e komitetit IPA përbën një hap drejtë përmbylljes së procedurave të nevojshme për nisjen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.