Tolaj foli edhe për masat e reja që ka marrë Qeveria e Kosovës.
Ai tha se vendimin për masat është i ngutshëm, një vendim arbitrar pa arsyeshmëri mjekësore.
“Masat e këtilla do te ishin të arsyeshme nëse numri i rasteve të reja do të tregonte një tendence të rritjes se vazhdueshme. Me që ky nuk është rasti, sepse numri i rasteve nga më shume se 900 raste tashme ka rënë nën 500 raste, me tendencë të rënies se vazhdueshme, atëherë masat e këtilla nuk po më duken të bazuara në ndonjë analize të mirëfilltë profesionale e as në vlerësimin e drejtë të situatës epidemiologjike në vend. Vendimin për masat e vlerësoj te ngutshëm, më tepër një vendim arbitrar sesa me arsyeshmëri mjekësore”, tha Tolaj për Front Online.
Infektologu tregon simptomat që paraqiten te personat pas vaksinimit kundër Covidit