Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre, transmeton Front Online.
Zëvendësministrat e emëruar janë:
Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,
Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes,
Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 15 zëvendësministra./FrontOnline/