×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: U detyrova me i çu mesazh Kurtit edhe me i thanë a po rrin rehat

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Kryetari i partisë Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se deputeti Sali Zyba ka qenë sekseri i Lëvizjes Vetëvendosje për vota për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente.

    Lideri i AAK-së thotë se ka pasur deputetë që i kanë treguar se VV-ja ia ka torturuar familjen, duke munduar t’i bind që ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

    “E vërteta flet ndryshe, ka ardh një deputet ka kërku takim, tha ma kanë torturu gjysmën e familjes, m’i ka bind, duke ju thanë kqyre qa po hupni, ajo tjetra e boni, ajo e meçme, ju cka po hupni.

    Ka pas presion edhe te deputetë tjerë të Aleancës. Ka pas shumë presion serioz të krijimit të një klime përrreth se duhet ta qitësh votën, se do t’i ki këto beneficione”, tha Haradinaj në Rubikon.

    Haradinaj ka thënë se është detyruar që t’i dërgojë mesazh Kurtit, duke i thënë: a po rrin rehat, mos e tepro.

    “Pas këtyre gjërave që i bënte ai, jam detyruar që t’i dërgoj mesazh përmes njerëzve duke i thënë a po rrin rehat, mos e tepro”, ka thënë Haradinaj.

    Kujtojmë se AAK-ja, nuk mori pjesë në seancën për votim për zgjedhjen e presidentit. Por, depuetetja e kësaj partie, Albena Reshitaj ka dalë kundër vendimit të partisë së saj, dhe ka marrë pjesë në seancën ku u votua për presidentin e vendit.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kërkuar hetim mbi video-incizimin e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se ka mbetur i befasuar me narrativën e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se që nga vitit 2018 asnjëherë nuk ka pasë kontakt me Milan Radoiçiq, të kërkuarin...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas letrës që u publikua në media ku Komandanti i...
    Sport11 Tetor 2024
    Java e pestë në Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida mjaft interesante. Ndeshja e parë e kësaj xhiro është...
    Lajme11 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu. Në një komunikatë për media bëhet e...
    Lajme11 Tetor 2024
    Presidentja, Vjosa Osmani e ka falënderuar ish-komandantin e KFOR-it Özkan Ulutas, për sigurinë që ka ofruar gjatë shërbimit në Kosovë. Në ceremoninë...
    Lajme11 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje s’ka shkuar fare në seancën e thirrur nga PDK për diskutim lidhur me përgjimin në mes të Mimoza Kusari Lilës...
    Lajme11 Tetor 2024
    Sot zyrtarisht ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Po sot në seancën që pritet të mbahet në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.