×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Çështja e të pagjeturve do të jetë përkushtim i pandalshëm gjatë punës sime

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka nderuar kujtimin e personaliteteve që qëndrojnë në themelet e shtetit tonë.

    Osmani ka vizituar varrin e presidentit Ibrahim Rugova, ka vizituar familjen Jashari në Prekaz, duke nderuar në kujtim Adem Jasharin.

    “Sot nderova kujtimin edhe për të pagjeturit. Janë mbi 1600 persona për të cilët ende nuk dihet asgjë. Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës është kujtimi ynë dhe malli i çdoditshëm i familjarëve për të cilët liria do të ketë kuptim, kur për më të dashurit e tyre do ta kenë një adresë e mbi të gjitha kur do të ketë drejtësi. Ata janë pengu jonë, janë testamenti i luftës, janë paqja e papërfunduar”, ka shkruar Osmani në Facebook.

    Në fotografitë e bashkangjitura, Osmani ka kujtuar edhe gratë e dhunuara gjatë luftës, ku thotë se Kosova numëron afro 20 mijë gra të dhunuara nga regjimi gjenocidal serb.

    “Kosova numëron afro 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës nga regjimi gjenocidal serb. Te memoriali “Heroinat”, sot nderova kujtimin për secilën nga to. Njëzetë mijë plagë të hapura, njëzetë mijë heroina për të cilat drejtësia asnjëherë nuk u vu në vend. Kryesit e krimeve monstruoze duhet të dënohen, shteti i Kosovës duhet t’i ofroj heroinave drejtësi, përkrahje, e jetë me dinjitet”, shtoi Osmani.

    Ajo krejt në fund tha se “Përgjatë punës sime, çështja e të pagjeturve do të jetë përkushtim i pandalshëm, sikurse edhe kujtimi i përhershëm për ta”./Front Online/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.