×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Analistët kërkojnë pako mbështetëse, kritikojnë masat e reja anti-Covid

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Qeveria e Kosovës të hënën ka marrë masa të reja anti-Covid, për shkak të numrit të madh të vdekjeve dhe të të infektuarve me virusin Sars-Cov2.

    E, për njohësit e ekonomisë këto masa do të kenë ndikim negativ tek bizneset, pasi që shumë punëtorë për disa ditë do të mbesin pa punë, shkruan Front Online.

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, tani analist ekonomik Safet Gërxhaliu, thotë për Front Online se mbyllja nuk është zgjidhje.

    “Besoj që mbyllja nuk është zgjidhje, duhet të analizohet ndonjë masë tjetër e kundërt, në veçanti kur dihet se Kosova nuk është me kapacitete potenciale për të kompensuar dëmet që i shkakton mbyllja, nuk duhet të merret si model Zvicra, Austria ose Gjermania kur dihet fare mirë se 80 për qind të obligimeve i mbulon shteti, prandaj në këtë drejtim strategjia duhet të jetë e ndërtuar me indikator ekzistues vendor”, ka thënë Gërxhaliu, për Front Online.

    Ai, ka kërkuar që pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike pas këtyre masave të ridizajnohet.

    “Është koha kur pakoja për rimëkëmbje të jetë e ridizajnuar, e analizuar, dhe të dalë me propozime konkrete”, ka deklaruar Gërxhaliu.

    Kurse, për analistin tjetër Bardh Ahmeti, masat e reja do të ndikojnë negativisht në sektorin e gastronomisë e në disa sektorë të tjerë, pasi që shumë punëtorë do të mbesin pa paga.

    Por, thotë se pavarësisht kësaj masat kanë qenë të pashmangshme.

    “Duke parë situatën epidemiologjike në vend këto masa kanë qenë të pashmangshme për shkak të përkeqësimit të numrave sidomos të vdekurve, sidomos të rasteve të vdekjeve dhe rasteve pozitive me Covid 19, por efekti i këtyre masave në ekonomi do të jetë i drejtpërdrejt kërkohet intervenim i menjëhershëm për të shmangur humbjen e  vendeve të punës dhe falimentimin e bizneseve”, ka deklaruar Ahmeti për Front Online.

    Ai ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës nuk reagon me pako stimuluese financiare, ndikimi negativ do të jetë i madh.

    “Patjetër që do të ndikojë negativisht sidomos nëse qeveria nuk reagon në pakon stimuluese financiare, dhe kjo do ti paraprinte nëse do të ishte thirrja ime që sa herë që kemi masa qeveria ti paraprijë ose njëkohësisht me shpalljen e masave përkufizimi e aktivitetit ekonomik në vend të lansojë edhe pako stimuluese financiare në mënyrë që paniku tek ekonomia dhe paqartësia, tek familjet kosovare  të cilat mbijetojnë me paga nga këto sektorë, dmth të shmangen të kemi një qartësi si do të intervenojë shteti përkundër mbylljes”, ka shtuar ai.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës të hënën, ka ndërmarrë një varg masash për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

    Në këto masa për 11 ditë do të jetë e mbyllur gastronomia, qendrat tregtare, shkollat do të kalojnë në mësim online, ndërsa do të ketë edhe orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit./Front Online/

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...
    Lajme02 Maj 2024
    Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike thotë për Front Online se dërgimi i draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Enver Haliti, tha se secila parti do ta kishte zili ta kishin Dejona Mihalin pjesë të tyre. Ai shtoi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj mori pjesë në inaugurimin e murales që evokon epokën e artë të Skënderbeut dhe inauguroi ndërtesën e...
    Lajme02 Maj 2024
    Një situatë paska e tensionuar ka ngjarë sot në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohej për të gjeturat e Departamentit Amerikan të...
    Vip02 Maj 2024
    Visar Dermaku, për publikun i njohur si Gani Gërmia, së fundi ka ndërmarr hapa konkret në transformimin e pamjes së jashtme. Gazetari,...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Sipas presidencës,...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë pasdites vizitoi Shkollën e Mesme, “Xhevdet Doda” në...
    Lajme02 Maj 2024
    Besnik Tahiri nga AAK-ja thekson se Asociacioni nuk është parakusht në raportin i cili është miratuar në Asamblenë Parlamentare. Tahiri për “Front...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.