×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedoni e Veriut: Sonte ora policore starton në 20:00

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Në Maqedoninë e Veriut ora policore për dy orë më herët është në fuqi nga mbrëmja e sotme.

    Me qenë se deri tani kufizimi i lëvizjes së qytetarëve niste nga ora 22:00, tani do të nisë prej orës 20:00, me vendimin e fundit të Qeverisë së vendit fqinj.

    Ndërkaq, objektet hotelierike mbyllen prej nesër. Ministri i Shëndetësisë i RMV-së  Venko Filipçe, duke i arsyetuar masat plotësuese restriktive, deklaroi se ato janë marrë për shkak se jemi në një periudhë kur sistemi shëndetësor është i ngarkuar dhe kryesisht për shkak të muajit të Ramazanit.

    “Duke pasur parasysh përvojën e vitit të kaluar kur festa të tilla, konkretisht Ramazani dhe Pashkët ishin në të njëjtën periudhë, seriozisht e komplikuan dhe e ndërlikuan situatën epidemiologjike, konsiderojmë se nëse ndodh tani me një sistem shëndetësor tashmë të ngarkuar, do të jetë situatë krize që do të jetë e vështirë të menaxhohet. Kjo është arsyeja për futjen e masave shtesë kufizuese për t’i dhënë fund kësaj valë të tretë dhe deri tani më të fortë të Kovid-19. Besoj se qytetarët do t’u përmbahen të gjitha këtyre masave” deklaroi Filipçe.

    Ministri më tej theksoi se po vazhdon imunizimi i qytetarëve në sallën “Boris Trajkovski”, dhe se për një ditë u vaksinuan 2 500 qytetarë.

    Ndërsa, për vaksinim për ditën e parë paraprakisht ishin paraqitur 3 000 vaksina.“Dje janë vaksinuar afër 2.500 qytetarë dhe vazhdon ai sistem imunizimi në të gjitha qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për kategorinë e moshës së qytetarëve mbi 77 vjeç.

    Qytetarët e rritur do të thirren përmes mjekëve amë, ndërsa përmes sistemit të emërimeve dhe regjistrimit në institucione do të rritet numri i qytetarëve që do të vaksinohen në sallën “Boris Trajkovski”.

    Numri optimal që duam të arrijmë është që të kemi rreth 7.000 qytetarë të vaksinuar në ditë. Mund të rritet, por po shkojmë hap pas hapi. Sidoqoftë ky është një sistem i ri dhe duam që të funksionojë mirë.

    Dje nuk kishte asnjë problem dhe shpresoj se do të vazhdojë edhe në periudhën vijuese” theksoi Filipçe.

    Filipçe njoftoi se në mesin e këtij muaji priten të arrijnë edhe vaksinat Fajzer.Në vendin fiqnj, deri tani kanë arritur 78,000, nga të cilat 48,000 janë të dhuruara nga qeveria serbe. Deri tani janë vaksinuar  13 000 qytetarë.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.