×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet personi i dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Fajde’

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ka njoftuar se sot më 06.04.2021 në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ka realizuar operacionin policor mbi dyshimin e bazuar se disa persona janë përfshirë në veprën penale “Fajde”.

    Në një komunikatë për medie, Policia e Kosovës, ka njoftuar se me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Njoftimi i plotë:

    KOMUNIKATË PËR MEDIA
    Arrestohet personi i dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Fajde’
    Prishtinë, 06 prill 2021
    Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe si rezultat i provave materiale dhe dëshmive relevante, sot më 06.04.2021 në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ka realizuar operacionin policor mbi dyshimin e bazuar se disa persona janë përfshirë në veprën penale “Fajde”.Referuar hetimeve të zhvilluara dhe urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, në proces janë aplikuar masat e fshehta teknike, ku gjatë monitorimit të këtyre masave janë siguruar informacione se personi (B. U. 1963) nga rajoni i Pejës, tanimë i arrestuar, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Fajde’.I njëjti dyshohet se për veprën penale në fjalë ka përfituar shuma të larta parash nga persona të ndryshëm duke aplikuar përqindje të larta interesi, përderisa gjatë verifikimit ka rezultuar se është recidivist i kryerjes së veprave të ndryshme penale.
    Nën mbështetjen e Njësisë Speciale Operative (NJSO), sipas Urdhëresës së Gjykatës për kontroll/bastisje në pronën gjegjësisht shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar.
    Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Kronika17 Tetor 2024
    Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet...
    Kronika17 Tetor 2024
    Një mosmarrëveshje është bërë shkak i një përleshjeje mes një burri dhe gruaje në Rahovec. Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar...
    Kronika17 Tetor 2024
    Një grua në Prishtinë ka lajmëruar burrin e saj në polici pasi i njëjti kishte shkuar te vendi i punës së saj...
    Të tjera
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.