Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar se kanë proceduar për në Qeveri koncept dokumentin për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.
Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se ky koncept dokument i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ajo ka shkruar se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë Kurti.
Postimi i plotë:
Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.
#shtetiisëdrejtës/Front Online/