Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Besa Ismaili përmes një postimi në rrjetim social ka reaguar duke i dalë në mbrojtje Ardian Kastratit.
Ajo ka thënë se Universiteti i Prishtinës lëshoi një deklaratë rruge ndaj profesorit nën presion parapolitik, dhe se sipas saj shumica kanë marrë hov në kërkim të kurbanëve të pushtetit, për t’i hyrë në qejf pushtetit.
Po ashtu ndër të tjera, ajo ka cekur se si mund të jenë ditë të bardha për demokracinë kur opozita në atë demokraci nuk ka as nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme e asnjë amandament nuk mund ta kaloj, dhe bordet do të votohen nga njerëz të një partie./Front Online
https://www.facebook.com/Besa.IsmailiA/posts/3860414314005898