×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Paralajmërohen protesta nga Oda e Hotelerisë: Masat e reja janë qesharake

    FrontOnline
    05 Prill 2021

    Visar Demolli, Drejtor i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit,e ka quajtur qesharak vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizim të funksionimit të sektorit të gastronomisë.

    “Është hajgare dhe vendim qesharak nga ana e qeverisë. E kundërshtojmë ashpër dhe ne Këshilli i Odës Hoteliere kemi takim nesër për masat e marra dhe mbylljen e paralajmëruar për sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë”, është shprehur Demolli, njofton Klan Kosova.

    Ai në Info Magazine ka thënë se në kohën e fushatës elektorale partitë politike i përdornin hapësirat e tyre – në të cilat u ishte ndaluar që të punonin vetë.

    “Kemi thënë, edhe Ambasada e Britanisë e ka thënë se sallat që na u uzurpuan ne në fushatë mbusheshin deri në dy mijë persona. Nëse flitet për 14 ditë mbyllje, 12 mijë objekte hoteliere jemi në Kosovë. Nga 200 euro është pazari ditor. 33 milionë e 600 humbja për 14 ditë në hoteleri dhe gastronomi”.

    Demolli ka paralajmëruar protestë për të premten nëse disa kërkesa të tyre nuk përfillen nga qeveria.

    “Të premten do të thërras protestë para qeverisë, ku do të thirren fermerët, këngëtarët, hoteleria… Të gjithë do të jemi në protestë”.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Ish-deputeti Rasim Selmanaj ka njoftuar se është ndarë nga jeta Xhyke Nimonaj, nëna e dëshmorit Naim Nimonaj. “Është ndarë nga jeta Xhyke...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu në një prononcim  për FrontOnline, thotë se i konsideron të drejta...
    Lajme01 Maj 2024
    Aktivisti shqiptar Muharrem Salihu është kandiduar për zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Nominimi i tij është bërë nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Shtetet kyçe të BE-së po kërkojnë progres të prekshëm nga Kosova sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe...
    Sport01 Maj 2024
    Pak mund ta kishin parashikuar thrillerin me katër gola mes Bayern Munichut dhe Real Madridit – por kjo është pikërisht ajo që...
    Lajme01 Maj 2024
    Kanë kaluar 34 vjet që nga tubimi i madh “Verrat e Llukës”, ku shumë shqiptar ia falën njëri-tjetrit gjakun. Këtë datë të...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Mbretëria e Bashkuar ka nisur testimin e vaksinës së parë kundër kancerit të lëkurës. Bëhet fjalë për vaksinën ‘mRNA’, kundër formës më...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e reflekton vullnetin e shumicës së qytetarëve – është mesazhi...
    Lajme01 Maj 2024
    Një punëtore ka vdekur në vendin e saj të punës, kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëvendësdrejtori i policisë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.