×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i PDK-së: Menaxhimi i pandemisë ka rënë sërish në duart e Doktorit që shpërndan virusin

    FrontOnline
    05 Prill 2021

    Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas masave të reja që u vendosen sot nga Qeveria e Kosovës.

    Gjoshi ka thënë se menaxhimi i pandemisë ka rënë sërish në duart e Doktorit që shpërndan virusin që kur e la postin e Ministrit të Shëndetësisë organizoi një tubim me mijëra të pranishëm duke e përhapur masivisht virusin vdekjeprurës, COVID-19.

    Ai tutje tha se sot është i njëjti person është rikthyer në detyrën e njëjtë.

    “Nëse do të ishte një mjek i mirë, me ndërgjegje dhe parime të larta morale, ai nuk do ta lejonte kurrë partinë e tij të bënte një grumbullim si ky që po e shihni në video. Jo vetëm që nuk do të shfaqej aty, por nuk do ta lejonte as partinë të organizonte tubime”, ka shkruar ai ndër tjera.

    Ndërkohë ai ka shprëndarë një video nga tubimi i VV-së me 30 prill të vitit të kaluar

    Më poshtë postimi i plotë:

    MENAXHIMI I PANDEMISË NGA SHPËRNDARËSI I VIRUSIT

    Menaxhimi i pandemisë ka rënë sërish në duart e Doktorit që shpërndan virusin që kur e la postin e Ministrit të Shëndetësisë organizoi një tubim me mijëra të pranishëm duke e përhapur masivisht virusin vdekjeprurës, COVID-19.

    Sot, i njejti person është rikthyer në detyrën e njejtë – menaxhimin e pandemisë.

    T’i prijsh një populli në momente fatkeqësie është fat, sepse mund të shëndërrohesh në person të dashur. Por, Arben Vitia ka treguar se nuk është as një mjek i mirë. Ai nuk drejtohet nga parimet e larta morale të mjekësisë që funksionojnë prej mijëra vitesh që nga koha e Hipokratit.

    Nëse do të ishte një mjek i mirë, me ndërgjegje dhe parime të larta morale, ai nuk do ta lejonte kurrë partinë e tij të bënte një grumbullim si ky që po e shihni në video. Jo vetëm që nuk do të shfaqej aty, por nuk do ta lejonte as partinë të organizonte tubime.

    Por, ja që “Doktor” Vitia braktisi rolin e prijësit të popullit në momente fatkeqësie dhe i ftoi ata që të grumbullohen edhe pse u kishte thënë se ditëlindjet, fejesat, martesat dhe ceremonitë mortore do të bëhen pa grumbullime.

    Fjalimi i tij në 30 prill që iu tregonte qytetarëve për masat që i kishte ndërmarrë si ministër është në kundërshtim të plotë me sjelljen e tij duke u shfaqur në tubimin publik pas një muaji. Prandaj dëgjone dhe shikone se si nuk mund të prisni kujdes shëndetësor nga ky person, që fjalët i ka të tjera dhe veprat në kundërshtim të plotë me fjalët. Që nga ajo ditë, COVID-19 nuk ka shënuar rënie në vendin tonë. Me mijëra njerëz kanë vdekur në muajt pasues.

    Sot, i njejti person, pa moralin e duhur njerëzor dhe profesional, është në krye të menaxhimit të pandemisë.
    Ai ka propozuar mbylljen e dikasterëve më të prekura nga pandemia, me arsyetimin e zakonshëm për të kontrolluar situatën.
    Arben Vitisë i pëlqen t’i mbyllë qytetarët vetëm kur është ministër, sepse në ditën që nuk është ministër ai shfaqet në tubime politike me mijëra të grumbulluar.

    Prapa kësaj dëshire monstruoze qëndron edhe Albin Kurti.

    Deri më sot, Albin Kurti dhe Arben Vitia, nuk kanë menduar për asnjë pako ekonomike. Nuk e kanë as idenë më të vogël se si të mbështesin bizneset dhe qytetarët e këtij vendi. Këta të dy e duan mbylljen sepse kështu i nënshtrojnë njerëzit më lehtë, i bëjnë të pafuqishëm dhe për një lëmoshë qeveritare.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.