×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka mendojnë e çka presin qytetarët nga Presidentja Vjosa Osmani?

    FrontOnline
    05 Prill 2021

    Vjosa Osmani-Sadriu, të dielën, u zgjodh presidente e Kosovës.

    Për të parën e shtetit votuan 71 deputetë.

    Seanca për zgjedhjen e Presidentit filloi të shtunën vonë për t’u ndërprerë rreth mesnatës për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm që kërkohej prej 2/3 e votave të deputetëve nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.

    Për detyrën e saj të re, kanë folur qytetarët e Kosovës.

    Ata kanë pasur mendime të ndryshme për të. Disa mendojnë që zgjedhja e presidentes ka qenë një zgjedhje e mirë derisa disa të tjerë presin shumë nga Vjosa, e me pak nga Albini.

    Qytetari Florim Beqiri, tha se për të pasur ndryshime në Kosovë, nuk varet vetëm prej Vjosës, por edhe prej qytetarëve.

    “Vjosa ka arrit me ndryshu vetveten në një ambient shumë të vështirë si Kosova në një kulturë që nuk janë të drejtat e barabarta. Nuk varet krejt prej Vjosës, besoj që populli duhet me pas një qëllim jetësorë”.

    Ndërsa qytetari Naser Kabashi tha se është fakt për Kosovën zgjedhja e Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës.

    “Është një fat shumë i madh për popullin e Kosovës që njëherë e përgjithmonë ka marr fund mënyra e zgjedhjes së pazarit në mes të natës. Vjosa Osmani morri 300 mijë vota dhe vullneti i popullit do të vijë në vendin ku e meriton, besoj që do të bindën të gjithë se nuk kanë gabuar dhe i urojmë suksese dhe jemi shumë të kënaqur” .

    E për qytetarin Ismajl Qamili, Vjosa e Albini kanë potencial për ta çuar Kosovën përpara.

    “ Kosova për momentin po stagnon edhe në ekonomi , zhvillim, kulturë dhe çdo lami tjetër, a do e bëjnë apo jo mbetët me pa por shpresat i kemi”, thotë ai për Front Online.

    E një qytetarë tjetër e ka një porosi për Vjosa Osmanin teksta tregon një histori.

    Ai tha se Osmani duhet të këtë kujdes se ka shumë mbeturina mbrapa.

    Vjosa Osmani është Presidentja e dytë grua e Republikës së Kosovës,  pas Atifete Jahjagës.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/955039985239204

     

     

     

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dha arsyet e mospjesëmarrjes së partisë së tij në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Megjithatë, Molliqaj tha se...
    Lajme08 Tetor 2024
    Valon Hoti, këshilltar i lartë politik i ministrit Liburn Aliu, ka reaguar rreth aksionit të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale në...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime, me një popullsi të re dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës sot ka arrestuar sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, ndërsa nuk është gjetur më...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarja tragjike ka ndodhur në Sllatinë të Tetovës, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre.  Viktimat...
    Vip08 Tetor 2024
    Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit mallin që ka për të atin i cili një vit më parë humbi betejën me...
    Lajme08 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion bastisje aksion në në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me ç’rast...
    Sport08 Tetor 2024
    Duket se i tejkaluan mospajtimet mes tyre. Futbollisti Edon Zhegrova dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, u panë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.