×
  • Lajme
  • Lajme

    Don Lush Gjergji: Në këtë kohë të zymtë ta ngjallim shpresën dhe dashurinë

    FrontOnline
    04 Prill 2021

    Është mbajtur mesha e Pashkëve në Katedralen e Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Mesha është mbajtur nën drejtimin e Don Lush Gjergjit nga Ipeshkvia e Kosovës.

    Don Lush Gjergji në kremtimin e ditës së Pashkëve ka dërguar mesazhe dhe urime për të gjithë besimtarët krishterë.

    Sikurse viti i kaluar edhe këtë vit Pashkët kremtohen në kohën kur e gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19. Për çka ai është shprehur se në këtë të zymtë dhe të pandemisë dhe ngjarjeve që po ndodhin ten ne dhe në botë duhet të kemi sigurinë dhe të ngjallim shpresën dhe dashurinë

    Me ç’rast ai tha se përmes veprimeve të mira njerëzit mund ta gjejnë Zotin.

    Don Lush Gjergji: Në këtë kohë të zymtë ta kemi sigurinë dhe ngjallen e shpresës dhe dashurisë

    “Në këtë kohë të zymtë dhe të pandemisë dhe ngjarjeve të ndryshme që ndodhi tek ne dhe në botë ne ta kemi sigurinë, ngjalljen e shpresës dhe ndezjen e dashurisë. Të përjetojmë siç përjeton tjetri[…]të përjetojmë se varri është i zbrazët se nuk jemi të krijuar për varr, për shkatërrim për vdekje dhe për asgjësim por për jetë. Dhe mirëkuptimi i kësaj jetë është parathënia e jetës së pasosur të cilën e arrijmë me Krishtin e ngjallur. Me këto ndjenja të thella, me nderim dhe dashurinë e ndaj Krishtit, juve dhe gjithë juve iu dëshirojmë Pashkët e shenjta, Pashkët e bardha, Pashkët e bekuara, Pashkët të cilat prekin thelbin e jetës sonë, ndërrojnë, përmirësojnë dhe shenjtërojnë jetën tonë”, tha ai.

    Veç urimit për Pashkët edhe Don Fatmir Koliqi dërgoi lutje për gjithë të prekurit nga COVID-19, duke shtuar edhe se mos të harrohet se Krishti është i gjallë dhe ai dhuron shpirt për t’i tejkaluar gjithë vështirësitë.

    Koliqi: Vetëm me Krishtin e ringjallur mund të përballemi me pandeminë COVID19

    “Hiri i Krishtit të ringjallur ju përcjelltë gjithmonë në jetën tuaj dhe gjithmonë të mos harrojmë se Krishti është i gjallë dhe është ai që na dhuron jetën vazhdimisht dhe na jep atë shpirt do të thotë të mos keni frikë ndaj atyre që janë më të vështirë dhe që viti i kaluar po na sprovon me shumëçka dhe vetëm me Krishtin e ringjallur mund ë përballem ndaj kësaj vështirësie dhe sfide që bota po e përballon me pandeminë COVID-19”, tha ai.

    Mbrëmjen e së shtunës në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Izmot Dodë Gjergjaj, është mbajtur ceremonia e Meshës Solemne të Pashkëve.

    Pashkët, janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik i Kishës Katolike dhe i kishave të tjera të krishtera të cilat kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në Kryq.

     

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Një veturë raportohet se është vjedhur në Prishtinë. Këtë e ka raportuat në polici, pronarja e veturës “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar...
    Lajme12 Tetor 2024
    Nënkryetarja e “Partisë Demokratike të Kosovës”, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se kushti i Kurtit që lidhet me dialog janë mesazhe për votuesit...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka  thënë se shqetësuar “për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës nën qeverisjen...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i komplikojnë kapacitetet e SHBA-së...
    Lajme12 Tetor 2024
    Analisti amerikan Charles Cupchan tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se sjellja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj SHBA...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Organizatës paraushtarake libaneze Hezbollah po i mbarojnë paratë, thonë studiuesit për Zërin e Amerikës, pasi sulmet disajavore izraelite kundër grupit të mbështetur...
    Lajme12 Tetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Në një njoftim për media thuhet se në nga ora  11:00...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale...
    Sport11 Tetor 2024
    Gjermania ka triumfuar ndaj Bosnës dhe Hercegovinës, ndërsa Holanda nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Hungarisë. Të premten janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.