×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal tregon se çfarë u diskutua sot në takimin me ministrin Vitia

    FrontOnline
    04 Prill 2021

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, mbajtën takimin virtual koordinues me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë COVID – 19

    Me ftesë të Ministrit të MAPL-së Elbert Krasniqi, Ministrit të MSH-së Arben Vitia, është mbajtur takim virtual koordinues me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, me qëllim të diskutimit të masave të reja lidhur me pandeminë COVID – 19.

    “Ministri Vitia, duke falënderuar kryetarët e komunave për angazhimin e tyre gjithashtu potencoi se tani më ndodhemi në një situatë të rënduar. Ai theksoi se duhet mobilizim, koordinim dhe qasje më proaktive në raport me pandeminë për shkak të situatës së krijuar. Ai gjithashtu diskutoi së bashku me kryetarët e komunave nevojën e disa masave të reja të cilat në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante duhet të ndërmerren për të ruajtur shëndetin publik”, thuhet në një njoftim të ministrisë së Pushtetit Lokal.

    Sipas ministrisë, kryetarët e komunave diskutuan rreth sfidave të ndryshme me të cilat janë duke u ballafaquar dhe dhanë mendimet dhe sugjerimet e tyre për vendimet që duhen të merren nga institucionet përkatëse.

    Si përfundim të pranishmit u pajtuan që bashkërisht duke i koordinuar të gjitha veprimet rreth masave të reja, mund t’ia dalin për të minimizuar dhe tejkaluar sfidat me të cilat janë duke u përballur me pandeminë COVID-19.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Një veturë raportohet se është vjedhur në Prishtinë. Këtë e ka raportuat në polici, pronarja e veturës “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar...
    Lajme12 Tetor 2024
    Nënkryetarja e “Partisë Demokratike të Kosovës”, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se kushti i Kurtit që lidhet me dialog janë mesazhe për votuesit...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka  thënë se shqetësuar “për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës nën qeverisjen...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i komplikojnë kapacitetet e SHBA-së...
    Lajme12 Tetor 2024
    Analisti amerikan Charles Cupchan tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se sjellja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj SHBA...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Organizatës paraushtarake libaneze Hezbollah po i mbarojnë paratë, thonë studiuesit për Zërin e Amerikës, pasi sulmet disajavore izraelite kundër grupit të mbështetur...
    Lajme12 Tetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Në një njoftim për media thuhet se në nga ora  11:00...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale...
    Sport11 Tetor 2024
    Gjermania ka triumfuar ndaj Bosnës dhe Hercegovinës, ndërsa Holanda nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Hungarisë. Të premten janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.