Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka uruar festën e pashkëve.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka uruar që në një të ardhme të afërt, secilën festë ta presim bashkë, që ta kemi mundësinë secilit t`ia zgjatim dorën, ta urojmë e ta përqafojmë.
“Në këtë ditë feste kam veç një urim. Që në një të ardhme të afërt, secilën festë ta presim bashkë, që ta kemi mundësinë secilit t`ia zgjatim dorën, ta urojmë e ta përqafojmë”, shkruan Osmani.
Postimi i plotë:
Sot, besimtarët katolikë festojnë Pashkët. Kjo ditë shënon triumfin e të mirës ndaj të keqes. Bota, sikurse edhe ne, po përballet me pandeminë Covid-19. Të goditur nga kjo e keqe edhe kremtet janë transformuar.
Në këtë ditë feste kam veç një urim. Që në një të ardhme të afërt, secilën festë ta presim bashkë, që ta kemi mundësinë secilit t`ia zgjatim dorën, ta urojmë e ta përqafojmë!
Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi. Le të na sjellin Pashkët mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar!
Gëzuar për shumë mot Pashkët!