Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar pas seancës për votim të presidentit se “nuk ka shpëtim, veç vonim”, duke mos dhënë ndonjë sqarim shtesë rreth këtij deklarimi.
Këtë e ka shkruar pak momente pasi Kuvendi ka pezulluar punimet për zgjedhjen e presidentit të vendit, pasi nuk janë arritur 80 votat e duhura për kalim të rundit të parë.
Haziri më parë ishte shprehur pro votimit të Vjosa Osmanit për presidente.
Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj janë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk morën pjesë në votimin e sotëm për zgjedhjen e presidentit të vendit. Veliu është shprehur publikisht para mediave se nuk do e votojë Vjosa Osmanin për presidente./Front Online
https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/5548857045154649