×
  • Sport
  • Sport

    Dramë në Therandë, fiton Ylli

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 78:74 (19:19, 17:18, 18:20, 24:17), në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

    Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 19:19, përcjell FrontOnline.

    Lojë e baraspeshuar u zhvillua edhe në periudhën e dytë, 17:18, ku skuadrat shkuan në pushim me shifrat 36:37.

    Pejanët e nisën më mirë pjesën e dytë, duke pasur epërsi deri në tetë pikë, 39:47, dhe kishin epërsi konstante, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:57. 1:44 minuta nga fundi, verdhezinjtë ishin duke fituar 69:74, por nga ky moment vendasit hyn në një seri prej 9:0, duke triumfuar në fund 78:74.

    Lg Gill shënoi 16 pikë për vendasit, 15 shtoi Valon Bunjaku dhe nga 13 Erjon Kastrati dhe Gëzim Morina, kurse te Peja u dalluan Brandon Walters me 17 pikë e 15 kërcime dhe Laron Dendy me 18 pikë e 12 kërcime.

    Ylli ka 17 fitore dhe 10 humbje, ndërsa Peja 14 fitore dhe 13 humbje./FrontOnline/

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Sport07 Shtator 2024
    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, u shpreh i kënaqur pas triumfit të ekipit të tij ndaj Ukrainës, duke vlerësuar veçanërisht mënyrën...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Ukrainës me rezultat 2:1, Ardian Ismajli, autori i golit të barazimit, ka dhënë një deklaratë...
    Sport07 Shtator 2024
    Shqipëria ka arritur që me përmbysje të rezultatit ta mposhtë Ukrainën me shifrat 2-1 në duelin që u zhvillua në Çeki në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.