Në votim nuk morën pjesë PDK-ja, AAK-ja e Lista Serbe.
LDK-ja ka marrë pjesë në votim pas vendimit të Qeverisë e cila e tërhoqi Ligjin për Zgjedhje të cilin ligj e kundërshtuan partitë opozitare e në veçanti LDK-ja por nuk kanë votuar tre deputet nga ky subjekt, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj.
Osmani kundërkandidat ka pasur Nasuf Bejtën, i cili nuk mori asnjë votë nga deputetët e kuvendit.
Në votim kanë marrë pjesë edhe eputeti Fadil Gashi nga komuniteti rom dhe Adem Hoxha nga ai goran, këta dy deputetë munguan në sallë të shtunën duke bërë që të dështojë kuorumi i nevojshëm.
Në votim ka marrë pjesë edhe deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj, si dhe deputetja nga PDK-ja, Adelina Grainca e cila kaloi në VV.
Amerika u bëri thirrje deputetëve para seancës që të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit, për të siguruar një kuorum.
Njësoj u shpreh edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde, i cila tha se është e rëndësishme që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të marrin pjesë në votimin për presidentin.
Me tone të njëjta ishin edhe deklaratat e ambasadorit britanik, Nicholas Abott dhe atij italian, Nicola Orlando./Front Online/