Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, njëherit anëtar i Kryesisë në Shtim, Naim Asllani ka shkruar për seancën e sotme ku pritet të votohet për presidentine vendit.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Asllani ka shkruar se Vetëvendosja sot është dorëzuar para Lidhejs Demokratike të Kosovës.
Por, Asllani kësaj here është tallur me subjektin të cilit i përket.
Ai ka thënë se Nisma po i përcjellë me vëmendje të jashtëzakonshme ngjarjet në Kuvendin e Kosovës por nga televizioni.
Postimi i tij i plotë:
VETËVENDOSJA është dorëzuar sot përballë LDK-së duke e tërheq ligjin për zgjedhje edhe zyrtarisht me shkrim.
LDK po tregon forcën dhe konstruktiviten e saj karshi gjendjes politike në vend dhe kështu do ta bëjë Vjosa Osmani presidente!
P.S Në anën tjetër NISMA po i përcjellë me vëmendje të jashtëzakonshme ngjarjet në Kuvendin e Kosovës ama nga Televizioni ?/Front Online/
https://www.facebook.com/naim.asllani.5/posts/10224928396179862