Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të qëndrojnë në sallë, në mënyrë që të bëhet kuorumi për votimin e presidentit.
Ai këto deklarime i ka bërë nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Twitter’, pak minuta përpara se të fillojë seanca për votimin e të parit të vendit.
“Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim votimin e presidentit. U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës, duke marrë pjesë në votim për të siguruar kuorumin”, ka deklaruar ai./Front Online/